Në Nju Jork do të kremtohet 100 vjetori i gazetës Dielli

New York City :(BOTA SOT) Kryesia e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, nëpërmjet medies shqiptare ka lëshuar një dekleratë për shtyp ku thuhet se :”Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkësinë shqiptare në New York e kudo në Amerikë se, me rastin e 100 vjetorit të botimit të gazetës “Dielli” këtë vit, “Vatra”, ka marrë hapat e nevojshëm për mbajtjen e një konference kulturore ditën e shtunë, me 13 qershor 2009.

Në njoftimin për shtyp, kjo organizat thotë se ju ftojmë të gjithëve të merni pjesë bashkë me miqtë dhe të njohurit tuaj në këtë verprimtari për vlerësimin e rolit historik të gazetës më të vjetër shqiptare.

Sipas këtij njoftimi në konferencë do të referojnë studiues të njohur nga Shqipëria, Kanadaja si dhe nga SHBA-të dhe s’ka dyshim se ky do të jetë një rast që askush nuk duhet ta lëjë të kalojë. Gazeta Dielli, është gazeta e parë shqiptare në Amerikë, dhe ka qënë publikimi i patriotëve të Vatra-s në Amerikë, organi i parë dhe i vetëm i saj që këtë vitë mbushi 100 vjetë nga dalja e numërit të parë.

Konferenca do të mbahet në Monroe College, Ustin Hall, 2375 Jerome Avenue, Bronx, NY 10468, duke filluar në orën 10:00 para dite./Beqir Sina/

Kryesia e “Vatrës”