Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi – Kumtesë për opinion

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi shprehë shqetësimin për mënyrën dhe procedurën e shpalljes së tenderit për shitjen afatgjatë
të pjesëve më atraktive të rivierës së Ulqinit.

Jemi të bindur se me këtë nuk i kontribohet rrespektimit të të drejtave të popujve pakicë, por as pushtetit vendorë të Ulqinit as të qytetarëve të saj për të qenë zot të pasuris së vet, e drejt e cila u garantohet me Kushtetutë, Ligjë e me dokumenta tjerë relevant ndërkombëtar.

Vlersojmë se Kuvendi Komunal i Ulqinit eshtë dashur të jetë i njoftuar në detaje lidhur me këto tendere të shitjes së pasurisë, si titullar ligjor i pronës së Komunës dhe si i vetmi organ legjitim për të lejuar shitjen ose jo të pasurisë së vet. Por lidhur me këtë është dashur të njoftohet edhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve pasi që në Komunën e Ulqinit shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët, popull autokton.

Shprehim brengosjen se mos ndoshta këto veprime janë të qëllimshme, për të ndryshuar strukturën e popullsisë së Ulqinit.

Prandaj me të drejtë presim që Qeveria ta rishikojë vendimin e vet për shpalljen e tenderëve për shitjen e Valdanosit, Plazhit të Shtojit dhe Adës, pasi që shitja e këtyre lokaliteteve të veçanta e me vlerë të pallogaritshme mund të ketë pasoja të pa parashikushme për Ulqinin dhe shqiptarët në Mal të Zi.

Këshilli Nacional i Shqiptarve në Malin e Zi po ndjek me vemendje tërë këtë proces dhe do të angazhohet që për këtë me kohë të njoftoj institucionet relevante dhe opinionoin vendor e ndërkombëtar

KRYETARI,
Tahir Tahiri
Ulqin, më 5. 06. 2009

KOMENTOJE