Reagim/Sqarim – Lidhur me tekstin tim “Depolitizimi i Diasporës” të publikuar me 2 qershor 2009 në portalin Malesia.org

Teksti në fjalë është komentuar në gjuhën malazeze në faqen elekronike (por edhe ate të shkruar) të gazetës “Vijesti” të datës 8 qershor 2009.
Me këte rast, për hir të korrektësisë, jam i detyruar që të jap një sqarim të shkurtër. Derisa autori përkthyes i “Vijesti” –it, me inicialet Sa. K. me interpretimin e tij në gjuhën malazeze, në përgjithësi, i ka ndenjur besnik shkrimit origjinal në gjuhën shqipe, megjithate bëhet gabim kur me shtimin e nëntitullit të komentit në fjalë, lihet përshtypja tek lexuesit se unë kam folur në emër të një pjese të diasporës.

Është e vërtetë që unë jam Kryetar i Shoqatës “Ana e Malit” në New York, por shkrimi “Depolitizimi i Diasporës” nuk është shkruar në emër të Shoqatës apo në emër të ndonjë pjese tjetër të diasporës, por ka qenë koment i imi personal, dhe këte e verteton emri im në fund të këtij shkrimi, dhe jo emri i ndonji shoqate apo organizate të diasporës.
Gjithashtu, kërkoj që në të ardhmen gazeta “Vijesti” por edhe gazetat tjera në gjuhën malazeze, t’i rrijnë besnik origjinalitetit të shkrimit të emrit tim personal i cili është Xheladin Zeneli e jo “ Dzeljadin Zenelji”. Kjo është e drejtë e garantuar jo vetëm me ligjet relevante ndërkombëtare për shkrimin e emrit personal, por edhe me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave të Malit të Zi (neni 10).

Xheladin Zeneli

KOMENTOJE