“Deçiq-i” mbetet në Ligën e Parë

U zhvilluan ndeshjet e barazhit

Edhe pse humbi të dielën ndaj KF “Mlladost” në ndeshjen kthyese në Tuz, KF “Deçiq”-i nga Tuzi do të garojë edhe vitin e ardhshëm në Ligën e Parë të Malit të Zi falë fitores së arritur në fushën kundërshtare në ndeshjen e parë.
“Mlladost” arriti të fitojë me rezultatin 1:0, por kjo ishte e pamjaftueshme pasi që “Deçiq”-i në ndeshjen e parë në Podgoricë kishte arritur të fitonte me rezultatin 2:0.
KF “Deçiq” nuk ka bërë sivjet një paraqitje të mirë dhe vetëm në javët e fundit të kampionatit ka arritur të sigurojë qëdrimin në Ligën e Parë, respektivisht kualifikimin në barazh. /kohapress/

KOMENTOJE