Zyrtarë shëndetësorë të Malit të Zi thonë se janë regjistruar gjithsej katër raste të gripit të derrave, ndërsa pesë pacientë të të tjerë ende po testohen lidhur me këtë virus.
Të katër rastet e konfirmuara ishin infektuar pas kontaktit direkt me ata që vuanin nga gripi, tha zyrtari shëndetësor, Boban Mugosha.
“Pesë njerëz të tjerë ende po testohen dhe presim që rezultatet t’i kemi gjatë dy ditëve të ardhshme”, tha ai. /REL/