Promovohet në Amerikë Libri “Meshirë e Pamëshirshme” e Fran Camajt

Fran Camaj,nderon bashkeatedhetaret e vet me një vepër letrare

Fran Camajt me siguri qe i ishte dukur se i kishte mbetur pëng diçka per të thënë për malesine e tij duke botuar vetem librin e pare e keshtu qe sot vjen me vellimin e dyte “Meshire e Pameshirshme”.
Të më lejoni ju të pranishem ,po ashtu edhe autori, pasi me te drejte keto dy romane do ti quaja “Saga e Malsise”.
Fran Camaj me një ndjenjë të larte pergjegjesie ndaj atedheut dhe kombit të vet ka punuar mjeshtrisht me keto dy romane epope për të lartesuar malsoret e tij, ku me te vertete ata jane dhe e meritojne.
Ashtu siç thote edhe në fillim te librit se “Meshira e Pameshirshme” eshte vazhdim i librit te parë,lexuesi pregatitet për skena dinamike,personazhe dhe karaktere që të mbeten në kujtese gjatë pasi ke mbaruar se lexuari këtë libër.

Vendngjarja është Malsia por e ndarë tashe me tre plane gjeografik,Malesia,Kosova dhe Amerika dhe shume plane të tjera jetsore.
Njerzit dhe ndodhite janë ato qe shohim,njohim e na kane treguar çdo ditë.

Por ato kur i afrohen konkretes me emigrantet në jetë,autori mjeshtrisht i largon në horizont,i rrotullon dhe i çon tek e pergjitheshmja që cdo njerit prej emigranteve i mbetet nga nje cifel.
Autori nuk ka inat me asnje personazh te tij,për gjithesecilin ka kujdes,tja nxjerr në dritë të gjitha cilesitë që i duhen atij për të perciell tek lexuesi mesazhin në prespektive.
Kolona mbi të cilin ngrihet gjithë historia e librit është familja malesore.
Eshtë treguar shumë i kujdeseshëm deri në imtesine me të vogel që cilesite më të mira, të trasheguara në shekuj nga malesoret, të vijne thjeshte, dhe shumë kuptueshem , të shpalosen një nga një,ngadalë dhe natyreshëm nepër kapitujt e romanit. Qellimi i autorit nuk është që me këto cilesi vetem të ndërtoje personazhe dhe ngjarje në roman,por kryesorja të dergoj tek lexuesi dhe brezat e rinj thirrjen për ti ruajtur dhe trasheguar në shekujt keto virtyte të baballarve të vet.

Mark Luli dhe e shoqja në Malesi dhe pothuajse ajo gjenerate e vjeter eshte duke i lënë lamtumiren kësaj bote.
Brezi i ri po largohen një nga një drejte viseve dhe kombeve të tjera,të paket janë ata që kane mbetë në ato troje.
Pal Luli, trashigimtari i vetem i shtepise se Lulajve në Malsi,ka mbaruar shkollen e larte dhe është martuar me një kosovare me të cilin ka edhe një djale.
Martesa e Tij është sjell me qellim në liber si shenjë e bashkimit midis malesisë e Kosoves si një domosdoshmeri për të qënë një trojet shqiptare.
Pikrisht figures së Pal Lulit,tashmë me cilesi të reja,si malesor i shkolluar, njeri mënçëm dhe bujar, patriot deri në sakrifice sublime,autori Camaj i ka kushtuar vemendje të vecantë. Ai si skulptori që gdhende detajet e trupit të një heroi edhe Camaj ka qenë shumë i kujdeshem që personazhin kryesor ta mbuloj me virtute të mira që lexuesi ta ndjej veten krenar i të qenurit shqiptar.
Dhuna dhe represioni jugosllav,qoftë serb po ashtu edhe malazez vjen llahtarshëm në ngjarjet kosovare por edhe në malesi.Pushimi nga puna i Palit dhe Bukuries , burgosja e më vonë torturat ndaj Palit,torturat çnjerzore ndaj Bukuries shtatzenë që për pasoje humbe foshnjen në muajet e shtatzanisë janë percjellë artistikisht por edhe me vertetësi nga autori.
Duke qenë se jeton nën shtetit malazez dhe se punon prej shume vitesh në institucione informative, figura e autorit rritet para lexuesit si patriot dhe shqiptar i devotshëm. Pervec vlerës artistike që ka libri,percjellja me shumë vertetesi e gjëndjes së krijuar nga genocidi sllav në viset shqiptare të detyrojnë ta respektosh edhe disa herë më shumë autorin Fran Camaj.

Më duhet ta përseris shpesh fjaleën MESAZH pasi në ëdo kapitull ka një mesazh për jetën,për malesinë,për malesoret.
Ka nje mori ngjarjesh që e mbajnë në tension lexuesin,por duke u nderthurur e keshtu autori ka ditë të ruaj linjën kryesore të romanit dhe personazhet kryesor të dominojne mbi të tjeret.
Plaga e emigracionit është evidente në të gjithë historinë e Camajt.Jetesa me mirë,shtepiat me të mira, makinat luksoze,dollaret më shumë, hapsirat e fushave pa fund në amerike duken se zveniten para Malsise,ato nuk janë asgjë.
Kur po krijoja ketë ide për romanin mu kujtua një thënje për greket :
“Mos i besoni dhuratës se grekeve se jo çdo gjë që shkelqen është ar..” edhe autori artistikisht ka derguar tek mërgata e malesisë se shkelqimi i amerikes nuk duhet tua humbin nga kujtesa detyrimin njerzor mbi te gjitha për malesinë,për atë malesi me ato troje shqiptare që brezat në shekuj e mbrojten e trasheguan të paster gjuhën e traditat për mos tu asimiluar nga osmanet dhe as nga sllavet. Atë që pushtuesit në shekuj me forcën e armeve dhe ushtrive mizore nuk arritën ta asimilojne, sot joshja drejt së panjohures më të mirë dhe më me luks po bën që malesia të bier dalengadalë në duart e të huajve.
Autori Camaj në mënyrë indirekte i thotë lexuesit dhe nëpermjet tij bashkëkombasve të vet se në ato troje kemë qëndruar edhe në ditë më të vështira se këto të sotmet,nuk jem perulë dhe nuk i kem ndrruar ato troje me joshjen e një jete ma te mirë.

Nje linje shumë interesante në roman është ajo e shkëmbimit të letrave në mes Petritit në malesi dhe Palit në Kosovë. Ato janë në vetvete një akademi e jetës,është analizë e hollesishme dhe nxjerrje konkluzionesh, janë apel i ditëve të sotme. Përdorimi i korespondecës e ka liruar autorin nga dialogu i vrudheshëm që nuk të jep dhe aq kohë për përfundime të rëndesishme.
Për mendimin tim keto letra jane një nga kulmet e librit që me mjeshtri autori mund të detyroj lexuesin që tu rikthehet për ti rilexuar ato pasi kanë shumë materjal të koncentruar në pak faqe.
Besa e dhënë, vellezerve Tomes dhe Prënkes, të vdekur në amerikë se eshtrat e tyre do të prehen për jetë në malesi dhe situata e rrezikshme për të qendruar në Kosove,pasi ato ngjarje përkojne me fillimin e levizjes kosovare,detyrojne personazhin qendror te romanit të lanë gruan Bukurien,djalin Dritanin dhe të udhetojne në amerike tek vellai tjeter Gjergji.
Kushtet e reja dhe pamundesia që në fillim ishte në horizont e pak nga pak i afrohej për mos tu mbajtë besën e dhëne vllezerve të vdekur ,krijojne tek Pali në amerike një gjëndje të veshtirë psikologjike dhe me vonë perkeqesojnë gjëndjen shendetesore të tij.

Autorit në keto momente i vjen në ndihmë nga thellësia e vorreve,zëri i të parve të tij.
“Kurre mos e harroni atedhun qe u lame”.” Kurre mos e thyeni besen qe jepni,mbajeni ate me cfardo cmimi qe te jete”.
Keto jane mesazhet e gjyshit te Palit te vdekur shume e shume vite me pare. Jane ato thirrje të brëndeshme që sapo mbydhte syte ,i therrisnin Palit të ngrihej e të bënte dicka për eshtrat e vellezerve.
Keto skena shumë tronditese në roman, të vëndosura nga autori, janë kujtese për mergaten e malesise se nuk është detyrim vetëm një ndihme materjale që dergohet në malesi,por pergjegjesia është akoma me e madhe ,se pastaj ajo pergjegjesi, nenkupton autori, do tju ndjekin prapa edhe në jeten tjetër.
Format e egra të shfrytezimit të trafikanteve për të pru në amerike malesore të rinj, kane kapituj të veçantë dhe zenë vënd të rëndesishem,janë arshivuar si histori me vete në ketë liber për ti thënë lexuesit të sotëm por edhe brezave te ardheshëm,pabesitë,genjeshtrat e shfrytezimin e eger të shqiptareve për ti çuar drejt tokës së prëmtuar.
Aq sa e don malesine dhe malso
ret autori,aq sa ka kërkuar në fjalorin dhe encikolpedine shqiptare fjalë dhe figuracion letrar për ti berë heronj ata,aq është edhe i rreptë ndaj shume veseve dhe veprimeve jo të mira të bashkeatedhetarve të tij në mergrm.
Ato nuk kane persona konkret,por kur i lexon i beson dhe i kujton se janë ulur kembekryq në komunitetin e shqiptarve në amerike.

Vrapi i çmendur i disave drejt lavdit të pamerituar, shkruhet mjeshtrisht në roman duke mos fyer por duke ja thënë lexuesit se keto jane veprime që dëmtojne individin dhe shoqerinë.
Ai apelon nëpërmjet ngjarjeve në liber për rrezikun që është eminent tek rinia shqiptare drejt asimilimit,por edhe drejt braktisjes të cdo gjëje të mirë.
Fajtor për ketë, jo pak, autori me të drejtë bën prindërit,brezat e rritur që duke vrapuar vetem pas dollarit harrojne detyrimet që kanë për edukaten e femijeve të tyre,harrojnë kohen që domosdoshmerisht duhet harxhuar për edukaten e tyre.
Për të na dhënë me të qarte ketë histori autori ka zgjedhe dy familje ate të Jusufit dhe të Gjonit,njera muslimane dhe tjetra katolike , punën e tyre jashte cdo kufiri të pranueshem njerzor për fitim nga njera ane dhe dy djemet e vetem të tyre Xhimin dhe Xhozefin nga ana tjeter të cilet marrin rrugen e droges dhe trafiqeve të rrezikshme që më vonë do të humbasin edhe jetën.
Perfundimi i tyre është nje varr i përbashket mermeri. Ja pra mesazhi që duhet ta dime se ky vrap i çmëndur jashtë mundesive reale të emigrantit të çon në atë fund..
Dy pronarë me shumë dollare; Jusufi dhe Gjoni por pa femijë,pa të ardhme,tek e fundit pa asgjë.

Autori jo pa qellim ka zgjedhë nje musliman dhe nje katolik,për të treguar bashjetesen e shkëlqyer të shqiptarve në përgjithesi dhe malesorve në vecanti, pa dallime fetare,pa djallëzi e perbuzje por gjitheçka vllazerisht.
Autori ka një nuhatje prefekte prej psikologu,pasi në prag të ngjarjeve në Kosove, gjate saj dhe me pas,shantazhi psikologjik i kishes ortodokse serbe ishte eminent ,në qarqet Ballkanike dhe evropiane për ti paraqitur si fundamentalist islam shqiptaret, ajo pa bujë të madhe ka infiltruar në mënyre shumë djallezore edhe tek vetë shqiptaret e besimeve të ndryshme duke injektuar ketë ndasi me qellim që në nje hap të mevonshem të bëhet një hëndek drejt një konflikti të mundeshem dhe shume të rrezikshëm për vetë shqiptaret të cfaredo besime qofshin.

Varri i perbashket i Xhimit dhe Xhozefit nuk është rastësi në roman por me atë gjetje , Fran Camaj i ka ngritur një permëndore virtyteteve më të mira të shqiptarve “Respektit dhe mirekuptimit për njeri tjetrin”. Ai do te thote se nuk ka gjë në botë që ti përçaj shqiptaret.

Fran Camaj i ka kushtuar nje kujdes të madh mbydhjes se kësaj “Sage Malsore”.
Ai burrërisht dhe me një ndjenjë respekti të madh për parardhsit e Tij ,ka bërë qe thirrja nga varri të kthej në jetë Palin,të humburin e përkoheshem të amerikes që ti mbijetoj semundjes dhe të behët i devotshem për vëndin e të parve të tij.
Simbolikisht Camaj u thotë miqeve të Tij lexues, në kredon e mbydhjes së romanit se shqiptari edhe nga varri duhet të ngrihet për të çuar amanetin e gjyesherve,baballarve,vllezerve e motrave në vënd.
Ketë ai e ka sjelle realisht me heroin kryesor të vepres, Pal Mark Lulin e Malsisë.

Duke e mbydhur ketë diskutim, autorit i uroj pune te mbare dhe suksese të mëtejshme. E falenderoj për punën që ka bërë dhe emocionet qe ka percjellë tek ne lexuesit dhe dashamiresit e tij në veçanti dhe të librit shqip në përgjithesi. Faleminderit.

Rush DRAGU
MICHIGAN-VERE 2009

KOMENTOJE