Më 21 dhe 22 qershor në Beograd u mbajt kampionati Ballkanik në TaeKwonDO
Driton Junçaj ka fituar medaljen e argjendtë në peshën e rëndë +84 kg, ndërsa Nua Rukaj në peshën gjysmë tè rëndë -84 kg.
Junçaj ka shpalosur mjeshtri të vërtetë në dyluftimet e tij. Në gjysmëfinale ai ka triumfuar ndaj garuesit serb, kurse në finale ka humbur nga garuesi turk, pas një lufte të barabartë. Garuesi tjetër Rukaj ka humbur në finale me rezultat të ngushtë nga përfaqësuesi i Bosnjë e Hercegovinës.
Garuesit e Klubit të Taekwondo-së “Besa”, Driton Junçaj dhe Nua Rukaj, fituan medalje të argjendta në Kampionatin Ballkanik në Taekwondo për seniorë dhe juniorë që u mbajt më 21 dhe 22 qershor në Beograd.
Ata ishin në mesin e katër garuesve të KT “Besa” që mbrojtën ngjyrat e Përfaqësueses së Malit të Zi në këtë kampionat. Përveç katër garuesve të KT “Besa”, pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi kanë qenë edhe katër garues të KT “Ulqini”.
Driton Junçaj ka fituar medaljen e argjendtë në peshën tè rëndë +84 kg, ndërsa Nua Rukaj në peshën gjysmë e rëndë -84 kg.
Junçaj ka shpalosur mjeshtri të vërtetë në dyluftimet e tij. Në gjysmëfinale ai ka triumfuar ndaj garuesit serb, kurse në finale ka humbur nga garuesi turk, pas një lufte të barabartë.
Garuesi tjetër Rukaj ka humbur në finale me rezultat të ngushtë nga përfaqësuesi i Bosnjë e Hercegovinës.
Përfaqësuesja e Malit të Zi ka fituar gjithsej nëntë medalje në këtë kampionat.
“Ky sukses stimulon dukshëm garuesit tanë për të marrë pjesë në të ardhmen në gara të nivelit të lartë ndërkombëtar, siç është edhe Univerziada”, thotë kryetari i Ekipit shtetëror, Nikollë Gegaj.
Ai paralajmëron se nëse arrihet të sigurohet mbështetja financiare, taekwondisti i KT “Besa”, Driton Junçaj, do të marrë pjesë në Univerziadën e ardhshme ku do të marrin pjesë rreth 80 vende të botës.
Në mesin e gjyqtarëve në Kampionatin Ballkanik ishte edhe Nikollë Kalaj nga KT “Besa”, gjyqtar me përvojë ndërkombëtare.
Në Kampionatin Ballkanik në Taekwondo morën pjesë përfaqësuesit e nëntë vendeve ballkanike: Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Rumania, Maqedonia, Moldavia, Bosna e Hercegovina, Mali i Zi, si dhe Serbia./kphapress/