Ndërtimi i infrastrukturës dhe hapja e kufijve lehtëson qarkullimin

Integrimet Euro-Atlantike në prizmin e interesit gjithëkombëtar

Sa afër është vendi ku jetojmë karshi integrimeve euro-atlantike përpjesëtohet me lehtësimin e qarkullimit të lirë të njerëzve. Lehtësimi i qarkullimit arrihet përmes infrastrukturës rrugore të ndërtuar sipas standardeve. Gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe hapjen e pikave të reja kufitare.
Është treguar si domosdoshmëri dhe kjo dëshmohet çdo ditë rihapja e rrugëve të vjetra tradicionale që janë shfrytëzuar qysh në antikitet e që janë ndërprerë me vendosjen e kufirit. Njëra ndër to do ishte edhe pika në Cem të Trieshit në afërsi të Urës së Lemajës.
Lugina e Cemit prej antikitetit përshkohej dhe shërbente si urë lidhëse e Romës me tokën arbërore dhe atë dardane e përmes saj me Konstantinopojën si njërën nga dy qendrat e botës.

Kjo luginë pati të njëjtin funksion deri nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore pas së cilës edhe u mbyll dhe u la në harresë.
Me shuarjen e saj si rrugë humbën funksionin e vet shumë qendra si Shkodra, Tuzi, Gucia, Peja, Gjakova. Disa prej këtyre u tkurrën, disa u shndërruan në qendra të nj ëkarakteri tjetër, por asnjëra nga këto nuk ruajtën shëmbëlltyrën me të cilën u shikuan me shekuj.
Hapja e kufirit në Lemajë do të mundësonte qarkullimin më të lehtë edhe midis malësorëve të Malësisë së Madhe andej e këndej kufirit.
Se sa e pranueshme ishte vendosja e kufirit të sotëm dëshmon më së miri Memorandumi i bajraqeve të Malësisë së mbishkodrës i datës 18 Maj të vitit 1913, drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së Londers, në kohën kur ushtria malazeze vërshonte nëprë Shkodër.
Në këtë memorandum kam hasur në njërin nga numrat e revistës “Leka” të atyre viteve, që i raj me fanatizëm në bibliotekën time.
Gjithësesi ka kaluar kohë e mjaftueshme që të mos futemi në vorbullën e së kaluarë që të mos sakrifikojmë të ardhmen.
Llukani para dy mijë vitesh shkruante se perënditë romake janë drejt harrese, dyqind vjet para se ajo gjë realisht të ndodhte e duke qenë se ne nuk kemi një aftësi të bëjmë këtë gjë, atëherë as mos të suvajasim diçka që duket jetë e qartë.
Kufijtë duhet të sumbullojnë me pka të reja të kalimit. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë që të quhemi si europianë. Europa pa kufij ëshë thirrja e madhe e kontinentit që ka abortuar zënkat e së kaluarës.

Nuk mund të deklarohemi në mënyrë sipërfaqësore për një gjë kaq të madhe dhe jetike. Nuk mund të fshihemi pas reformave për stagnimet tona të kota dhe nuk ka mekanizëm që na shpëton nga skenari i fuqishëm i Europës së bashkuar. Madje e mira jonë ëshët që reformave t’u futemi me seriozitet duke mos i bërë ato për Bashkimin Europian por për veten tonë duke shfrytëzuar ndryshime për të mirën e përgjithshme dhe perspektivën e shumëpritur.
Bashkimi europian është shansi që na jepet ne, që vendi ku jetojmë të shkëlqejë nga demokracia, dhe ky le të jetë misioni fisnik për kryerjen sa më dinjitozë të tij përndryshe s’ka lis në të cilin do mund të ngjitemi e prej së cilit të shikojmë në standarde europiane të mirëqenies. Sigurisht që ne nuk kemi dhënë as testin më të domosdoshëm, të tregojmë se mund të alternojmë pushtetin sipas demokracisë, dhe prandaj nuk mund të presim që të hapin kufijtë ata që vetë i mbyllën.
Sido që të jetë integrimi ynë në Europën e bashkuar është shpata e dmokleut. Në Ceuropë me këto vese veç do të thellohemi në nonsensin e të qenurit europian të këqinj.
Ne nuk kemi vlera të mjaftueshme të valorizuara sa që t’ia japim vetes luksin që t’i futemi projektit europian së pakut pa ndryshuar sielljen, ne gënjejmë dhe gënjeshtrën e kemi mjeshtri, ne vjedhim dhe vjedhjen e bëjmë profesion, ne bëjmë krime ordinerë dhe nuk burgosemi, e çka është më e keqja madje shikohemi si heronj.

Neve kur ëshë bashkëpunimi në pyetje më shumë na pëlqen të shikojmë dhe të potencojmë pengesat sesa lehtësirat. Ky mbetet borxhi ynë që duhet të shpagojmë, që të gjejmë forcën që të pranojmë palën tjetër si të barabartë.
Kufijtë janë arritje e qytetërimeve tona dhe ato janë të domosdoshme sipas mënyrës së të menduarit për t’u ndier sa më të mbrojtur dhe sa më të fortë. Në fakt në antikitet kufijtë kanë shërbyer si mjet mbrojtës i një popullate në një vend të caktuar. Ky konceptim i kufijve ka humbur prej momentit kur kufijtë kemi tentuar t’i shtyjmë për çështje gjoja strategjike, tatimore, potenciale natyrore. Anglia nganjëherë është mbrojtur nga India, dhe India ishte shndërruar në kauzën që duhet mbrojtur sepse atje mbrohej populli anglez. Por rast të këtilla ka sa të duash, se edhe Mali i ZI mbrohej në Shkodër, apo kemi nonsensin të gjoja çlirimit të një vendi si pretekst të okupimit të tij. Amerika çliroi Afganistanin nga kush? Nga populli afgan, apo Mali i Zi çliron Ulinin në Tivarin, Hotin e Grudën, nga kush? Nga shqiptarët!
Dhe rasti tjetër për shkak të rritjes së potencialeve natyrore, Franca dyndet në Algjeri sikur algjerianëve u kanë tepruar pasuritë natyrore dhe kanë dëshirë t’i ndajnë ato me francezët. Edhe kjo të ngjanë me Malin e Zi kur Plavën e Gucinë, Hotin e Grudën i kërkon se nuk paska tokë të mjaftueshme pjellore, derisa malësorët vetë vuanin për bukën e gojës.
Shembuj ka sa të duash, por asnjëri nga ata nuk arsyetojnë këto tentativa, të cilt pas vetes kanë lënë vuajtje, vrasje masive, përndjekje, shpërngulje, dhe pasurim të tepruar të njërës palë e varëfrim të palës të cilës nuk i duhet toka.
Kufijtë shtypin konceptin liberal sepse liberalizmi vë në qendër të vëmendjes njeriun dhe nevojat e tij.
Dhe ata që shpikën liberalizmin janë si puna e çifutëve që lindën Krishtin, por nuk pranojnë krishtërimin./kohapress/

Robert Camaj

KOMENTOJE