Kjo është një fitore e madhe historike për Shqipërinë demokratike dhe për aleatët e saj evroperëndimor, në veçanti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë meritën më të madhe dhe të pakundërshtueshme në vendosjen e rendit demokratik, paqësor dhe të sigurisë në Ballkan.
NEW YORK : Me qindra mesazhe i drejtohen këto ditë nëpërmjet e – maile, dhe nëpërmjet forumeve elktronike në internet, kryetarit të Partisë Demokratike, dr. Sali Berisha, kryeministrit të Shqipërisë, nga shqiptarët e Amerikës, që prej ditës kur ai është shpallur fitues i zgjedhje të 28 qershorit. Mesazhet drejt liderit demokrat Berisha, janë nisur në mënyrë elektronike dhe janë edhe një faleminderim i madh i kësaj pjese të diasporës shqiptare që ka dhënë një kontributë të madh, në clirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, për rrëzimin e komunizmit dhe demokratizimin e Shqipërisë, liritë e të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre.
Adresat e shqiptarëve janë kryesisht nga emigracioni i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e viset shqiptare, njërëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Urimet, kërkesat dhe porositë e shqiptarëve për Berishën, janë kryesisht të fokusuara në arritjet kolosale të Shqipërisë, gjatë këtyre katër vjetëve . Ndërkaq, shumë prej tyre shprehen për figurën e Berishës, si e perceptojnë ata Kryeministrin e Shqipërisë, gjatë mandatit të kaluar, dhe çfarë presin nga mandati i tij i dytë ku ai ka hyrë në kualicion sfidues me LSI-in e Ilir Metës. Nëpërmjet këtyre mesazheve është e lehtë të mësohet rreth atyre lidhjeve që shqiptarët kanë me vendlindjen e tyre dhe që i mban fort të lidhur edhe me këtë vend mik e të madh – SHBA-ës, dhe diaspora shqiptare ka rol dhe kontribut historik.
Shqiptarët e Amerikës, në mesazhet e tyre thonë fatbardhësisht, duke falënderuar ndërgjegjës, largpamësisë dhe kulturës kombëtare dhe demokratike të elektoratit zgjedhor në Shqipëri, i cili, në formën e ligjshme demorkatike dhe të vullnetshme ua dha votën atyre që e meritojnë – atyre që janë me orientim kombëtar demokratik dhe evroperëndimor amerikan, evituan rrezikun më të madh të Shqipërisë demokratike perëndimore, duke e eleminuar recidivin seocialist-komunist- të edvinizmint, të kryetarit të saj Edi Rama, i cili për sa kohë është vënë në krye të Partisë Socialiste, vetëm sa u bë një pengestarë i reformave ekonomike, demokratike dhe politike perëndimore në Shqipëri. Kujtojmë, baltën e hedhur në rrugën e Kombit, Durrës – Kukës, protestat kur Shqipëria hyri në NATO, poshtërimine shqiptarëve me vizitën historike të Presidentit Bush, “vjedhjen e orës”, e tjera.
Pra, në kontekst të ngushtë dhe të gjerë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nuk ka fituar vetëm koalicioni i djathtë dhe më i madhë në vend Aleanca për Ndryshim me Partinë Demokratik(PD-ja dhe Sali Berisha etj.), por ka fituar orentimi i demokracisë dhe i politikës amerikane edhe i Evropës Perëndimore, e jo politika e dyshuar dhe e kompremtuar antidemokratike, antishqiptare dhe antiamerikane e boshtit serbosllav(Moskë-Athinë_Beograd) të mos harrojmë kurrë se në Tiranë për ndihmë Edi rama thirri e kërkojë ndihmën e Papandreut të Greqisë. Kjo është një fitore e madhe historike për Shqipërinë demokratike dhe për aleatët e saj evroperëndimor, në veçanti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë meritën më të madhe dhe të pakundërshtueshme në vendosjen e rendit demokratik, paqësor dhe të sigurisë në Ballkan.
Festë në Detroit për Berishën
Në një reportazh emocionant, nga Miçigani – Detroiti, ku thuhet se pas Nju Jorkut, jeton edhe pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, publicisti i Agim Vuniqi, shkruan se fitorja e PD-ës, ku kthye në festë. Ai shkruan se edhe pse rezultati ishte i ngushtë fitoi e djathta shqiptare e udhëhequr nga kryeministri i deritanishëm Sali Berisha, ai fitoi të drejtën e manadatarit edhe për katër vitet e ardhëshme.
Shqiptarët kudo në botë ishin të vërshuar nga ethet e zgjedhjeve, temë kryesore e bisedave nuk ishte as kriza globale financiare, as tregu i ngushtuar i punës, as shkalla në rritje e papunësisë, dëshira e tyre ishte që procesi zgjedhor në Shqipëri të jetë sa më emancipues, do të ishte ky një impuls motivimi edhe për ta, shkruan ai.
Në reportazh, thuhet se Mërgata shqiptare si asnjëherë më parë nuk ishte e përqarë, edhe pse me preferenca të ndryshme politike, por edhe me ndjenja simpatie, ajo lëshoi zërin e gëzimit në tubimin e mbajtur në shtëpinë e zotit, të mërkurën më 8 korrik, 2009, në mbrëmje, në Kishën e Shën Palit në Michigan (e ndërtuar me kontributin e jashtëzakonshë m të malësorëve), e cila dita më ditë po merr fizionominë e një qendre kulturore të mërgatës shqiptaro-amerikane , fundja bindjet politike e fetare janë të drejta të garantuara të çdo njërit, të drejta të pacenuara individuale.
Kjo mbrëmje e ahengut, argëtimit dhe përgëzimeve, ishte shumë më e veçantë nga mbrëmjet e deritanishme të organizuara, meqë ishte spontane dhe shumë domethënëse. Përndryshe vet darka e shtruar për këtë qëllim kishte edhe bukurinë e saj, në tavolinat e aranzhuara bukur takoheshin njerëz për herë të parë, njerëz profesionesh të ndryshme, ndjenjat ishin të sinqerta, këmbeheshin biznes kartat, numrat e telefonit, me një fjalë krijohej përshtypja e pjesëmarrjes në një dasmë të madhe shqiptare, asnjërit nuk i interesonin preferencat partiake, apo krahinore, aty ishin demokratët, socialistët, ballistët, legalistët, çamët malësorët, kosovarët…aty ishin shqiptarët.
Një gjë është e rëndësishme se kjo ngjarje e historisë së re shqiptare fundosi ndarjet dhe dilemat shqiptare, këto zgjedhje përfundimisht vulosën të ardhmen shqiptare dhe përshëndetjen me të kaluarën komuniste, ky ishte edhe mesazhi shumë njerëzorë i ish të përndjekurëve politikë, përndryshe pjesëmarrës të mbrëmjes festive. Shqiptarët e tubuar nga të gjitha krahinat i kënduan fitores së koalicionit qeverisës Berisha-Meta, ata i kënduan Kosovës, Malësisë e Çamërisë përmes zërit shumë artikulues të Hane Nikprelajt, e cila u dhuroi të pranishmëve përmes këngës shumë ngrohtësi shqiptare.
Njeriu që meritojë epitetin e demokratit të kësaj mbrëmjeje jo me fjalë por me vepër ishte Ndue Ftoni nje afarsit i shkathët që kishte arritur të inkuadrohet denjësisht në shoqërinë amerikane të biznesit. Ai ishte inciatori i takimit dhe sponzoruesi kryesor, zëri i tij kumbues i gëzimit ishte shumë i vërejtuar, ai përveq që kishte bartur të gjitha shpenzimet u rrinte gati mysafirëve, dhe shpesh i përshëndeste duke ngritur dolli për fitoren e Shqipërisë, për fitoren e demokracisë shqiptare, ai asnjëherë nuk fshehi gëzimin për fitoren e PD-së të udhëhequr nga Sali Berisha.
Telegrame Urimi për Berishën !
Ylber Pilku, biznesmen i suksesëshëm dhe veprimtar i komunitetit thotë në përshëndetjen e tij.
Zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri na bënë të ndjehemi edhe më shqiptarë, në shqiptarëve të Amerikës. Ato për ne por edhe për mbarë botën ishin ngjarje që treguan se po shënonin të ardhmen e Shqipërisë: kursin e reformave që kishte filluar kryministri Berisha, apo një Shqipëri që po Ndryshon. Shqipëri me mandatin e ri do të vazhdojë progresin e filluar dhe zgjërimin e proceseve integruese pas arritjes së rezultateve inkurajuese siç janë pranimi i Shqipërisë në strukturat e Aleancës veri-atlantike NATO, nëshkrimi i dokumentit për në BE, ndërtimi i rr
ugës së Kombit dhe shpimi i tunelit të Kalimashit, që lidh Kosovën me Shqipërinë, janë vepra madhore të shekullit që treguan politikën shumë afirmative të Shqipërisë. Ishte pikërishtë kjo e drejtë e zgjedhëvse në Shqipëri më 28 qershor, sovranit-qytetarëve shqiptarë, që votën e tyre e hodhën për Partinë Demokratike , kryetarin e saj dr Sali Berisha, dhe kualicionin Aleanca për Ndryshim.
“I dashur mik, shkruan në telegramin e tij veprimtari i dalluar dhe vatrani i vjetër Sejdi Hysenaj, në emër të familjes Hysenaj, dhe ne emrin tim personal, dëshiroj t’u transmetoj Ju, urimet me te sinqerta për fitoren tuaj në zgjedhjet e 28 qershorit dhe t’ju uroj shumë sukses në madatin e ri”. “unë dhe familja ime e kemi pritur me gëzim të madh këtë fitore historike, dhe kemi besim se nën drejtimin tuaj, edhe katër vjetë të tjera, Shqipëria, jo vetëm që do të konsolidoje demokracinë dhe do të intensifikoje akoma më shumë bashkëpunimin e saj të ngushtë me SHBA-ës dhe organizatat Euro-Atlantike, por vendi do të hecë me ritme të papara në rrugën e zhvillimit dhe të prosperitetit. Duke pritur t’u takoj se shpejti, në Amerikë, ju lutem, pranoni z.Kryeministër, sigurinë e konsideratës së familjes sime dhe timen personale më të lartë, për Ju dhe familjen Tuaj”. Zoti ju bekoftë Ju! Zoti i bekoftë shqiptarët !
Kryeministri i Shqipërisë,Shkelqësija e Tij Prof.Dr.Sali Berisha, i drejtohet një nga veteranët e komunitetit, vatranë dhe veprimtarë i shquar, i komunitetit, zotëri Jonuz Ndreu, veterani i ushtrisë Amerikane. Me pamje të kjartë,me fuqi e vullnet të jashtëzakonshëm të një intelegjencë të rrallë dhe idealizmit tënd Shqiptare, edhe ZOTI !, nuk t’i hodhi poshtë sakrificat, shkruan Ndreu. Vlersoj punën tuej dhe i gëzoi pa masë asaj pasi ajo ka ndezur zemrat tona, duke e veshur Shqipërinë Blu, me ngjyrat e fitores së 28 qershorit.Uroj suksese dhe punë të mbarë, edhe në këto katër vjet, Zoti ju bekoftë ju Shqipërinë dhe shqiptarët, për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Me Nderime Jonuz Ndreu !
Kryeministri Berisha mori urime edhe nga VATRA, Dega e LDD-ës, dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC)
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan ka uruar Kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Gjithashtu Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan përmes Drejtorit Ekzekutiv, zotit Avni Mustafaj, ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin shqiptar “për një proces zgjedhor që u vlerësua nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si i lirë dhe i ndershëm”.Më tej në mesazhin e tij të urimit Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan përgëzon bashkëpunimin e forcave politike për përpilimin e ligjeve të reja në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Këto ndryshime ligjore krijuan mundësinë që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme”, – ka vlerësuar, Avni Mustafaj, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan.
Ndërsa zotëri Agim Rexhaj, kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë për New York me Rrethe, në telegramin përshëndetës, I nderuari zoti Kryeministër Berisha, Ju urojmë për fiitoren tuaj e të koalicionit të stabilitetit në zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat, përkundër gjithë pengesave, ishin tregues i kultivimit të demokracisë në jetën politike e shtetërore të Shqipërsisë. Zoti Kryeministër, zgjedhjet e 28 qershorit dhe rezultati i tyre ishin edhe një dëshmi e pjekurisë dhe e mentalitetit integralist të qeverisë e të personalitetit tuaj. Durimi dhe respektimi, në të gjitha fazat, i transparencës së plotë në identifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, flasin për kulturën shtetërore e demokrtike, e cila po kultivohet e po thellohet në mendësinë politike të vendit. Në mbyllje të këtij telegrami të përgëzimit, ju uroj qeverisje të frytshme, qeverisje e cila garanton qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e vendit në të gjitha fushat e tij të rëndësishme. Me fat fitorja e 28 qershorit !
Më 12 korrik 2009, edhe Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, dhe presidenti i saj zotëri Agim Kargjozi, i drejtojë një letër përshëndetëse Shkëqelsisë së tij Prof. Dr. Sali Berisha në Tiranë, ShqipëriNë telegramin e Vatrës, thuhet : I nderuar Zoti Kryeministër,Në emër të gjithë vatranëve dhe timin personal kam kënaqësinë t’ju shpreh pergëzimet tona më të thella për çmimin Eisenhower Medallion, me të cilin organizata ndërkombëtare People to People International ju ka nderuar.Ky çmim prestigjioz, që ju jepet si shprehje e vlerësimit të lartë për kontributin e çmuar që ju keni dhënë “për krijimin e një klime paqësore mes shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global”, duke ju rreshtuar kështu përkrah disave nga figurat më të mëdha botërore, rrit emrin tuaj dhe të kombit shqiptar.Këtë nder të madh për ju ne, si gjithë shqiptarët atdhedashës kudo në botë, e kemi pritur me shumë gëzim e krenari . Me nderime, Agim Karagjozi, President.
BEQIR SINA, New York