Kryqi i Kuq edhe në Tuz

Deri tani me këto ndihma janë furnizuar 209 familje nga Malësia, dhe ne si organizatë, përveç sugjerimeve të marra nga ana e kryetarëve të bashkësive lokale për evidencimin e rasteve të reja që kanë nevojë për mbeshtetje, jemi bazuar edhe në regjistrin e evidencës së Qendrës për Punë Sociale.

Kryqi i Kuq në Tuz si njësi organizative e Kryqit të Kuq të Kryeqytetit, është regjistruar si njësi në vete më 29.01.2009 dhe është i formuar si Kryqi i Kuq i Komunës Urbane të Tuzit.
Kjo organizatë ka kuvendin themelues kryetar i të cilit është zgjedhur Halil Dukoviq, si punëtor profesionist dhe i vetmi i punësuar, kurse në cilësinë e sekretarit është Shaban Lulanaj.
Lokalet e Kryqit të Kuq gjenden në godinën e QKI “Malësia” në pjesën ku ishin të vendosur më heret organet e Komunës Urbane të Tuzit.
Të gjitha shpenzimet për funksionimin e kësaj zyre mbulohen nga ana e buxhetit të qendrës së Kryqit të Kuq që gjendet në Podgoricë.
Për momentin neve nuk kemi qasje në buxhetin e KU të Tuzit edhe pse shpresojmë se në të ardhmen zyrtarët e KU të Tuzit do të tregojnë gatishmëri për të drejtuar një buxhet për këtë organizatë.

Plan-programin vjetor e kemi dorëzuar në KU të Tuzit por ende nuk kemi gjetur mbeshtetje nga ana e tyre kështu që ne ende funksionojmë nga buxheti i Qendrës së Kryqit të Kuq të Malit të Zi.
Poashtu ne si organizatë u jemi drejtuar të gjitha ndërmarrjeve të cilat veprojnë në territorin e Malësisë, nga të cilat janë paraqitur për kontribut, sipërmarrja “Zoil Llovqen” me 200 euro Kryqi i Kuq i Podgoricës me 250 euro, Novita Trade me 100 euro dhe ndërmarrja Rokshped me 150 euro. Këto ndihma dhe ndihmat institucionale për të cilat ne shpresojmë se do t’i kemi janë shumë të nevojshme për vendin tonë, shprehet për “Kohën javore” sekretari i kësaj organizate Shaban Lulanaj.
Arsyeja është se në territorin e Malësisë, sipas të dhënave nga evidenca e marrë nga Qendra për Punë Sociale e Podgoricës, kemi rreth 509 familje që marrin ndihma dhe përkrahje sociale.
Kjo organizatë nga Tuzi ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Punë Sociale për të evidencuar raste të reja që kanë nevojë për mbështetje sociale.
Po ashtu është vendosur bashkëpunim i ngushtë edhe me kryetarët e bashkësive lokale për evidencimin e rasteve të reja, si dhe për mbështejte të ndryshme nga ana e kryetarëve të bashkësive lokale për ndarjen e ndihmave për familjet të cilave u janë destinuar këto ndihma.
Kryqi i Kuq i KU të Tuzit ka qenë i ndihmuar nga ana e Qendrës së Kryqit të Kuq të Malit të Zi me ndihma me më se 2000 palë rroba pë veshje nga më se 20 lloj artikujsh të ndryshëm.

Dhë pikërisht në ndarjen e tyre kanë asistuar edhe kryetarët e bashkësivë lokale që kanë dhënë një kontribut të lartë.
Deri tani me këto ndihma janë furnizuar 209 familje nga Malësia, dhe ne si organizatë, përveç sugjerimeve të marra nga ana e kryetarëve të bashkësive lokale për evidencimin e rasteve të reja që kanë nevojë për mbeshtetje, jemi bazuar edhe në regjistrin e evidencës së Qendrës për Punë Sociale.
Gjatë kësaj periudhe edhe pse të shkurtër ne kemi arritur të formojmë edhe dy ekipe të Kryqit të Kuq, ekipin i Gjimnazit “25 Maji” dhe ekipin e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” nga Tuzi. Dy ekipet tona kanë marrë pjesë në gara të organizatave humanitare me rastin e 09 Majit Ditës Botërore të Kryqit të Kuq, eveniment ky i organizuar në Podgoricë në lokalet e Shkollës së Mesme “Sllobodan Shkeroviq”. Kjo është edhe hera e parë që marrin pjesë edhe ekipet nga Malësia në këso lloj garash me karakter humanitarë.
Po ashtu si organizatë kemi marrë pjesë edhe në seminare të ndryshme dhe specializime për punë humanitare. Duhet veçuar seminarin me emrin “Marrja e vendimeve për shpëtim në rast të fatkeqësive” i organizuar në Sutomore.

Nga aktivitetet më me rëndësi që këmi zhvilluar në Malësi shprehet z. Lulanaj është bashkëpunimi ynë me Kryqin e Kuq të Podgoricës dhe Qendrën për Transfuzion nga Podgorica për dhurimin e gjakut të cilin e kemi organizuar në lokalet e Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz, në ç’rast kemi shënuar një numër të madh të dhuruesve të rinj si nga ana e nxënësve ashtu edhe nga ana e disa vullnetarëve nga Malësia.
Pasi që kjo eksperiencë është një risi për ne dhe vendin tonë kjo iniciativë ka gjetur një mbeshtetje të fuqishme tek popullata vendase ashtu që në të ardhmen jemi shumë ambicioz për të vazhduar dhe kemi në plan të formojmë Klubin e dhuruesve vullnetarë të gjakut.
Për këtë arsye ne në muajin shtatorë do të organizojmë një tribunë e cila do t’i njoftojë qytetarët për vlerën e dhurimit të gjakut.
Ne shpresojmë se në këtë tribunë do të kemi një fluks të madh të të interesuarëve që duan të dhurojnë këtë lëng të çmueshëm.,ashtu që Malësia të fitojë rezerva të mjaftueshme të gjakut për nëvoja të veta.
Pasi që kjo organizatë është e karakterit humanitar, dua të apeloj si tek qytetarët, ashtu edhe te ndërmarrjet që veprojnë në Malësi dhe tek organet kompetente komunale që të gjejnë hapësirë për të na mbështetur materialisht, sepse kjo vetëm do të reflektohet pozitivisht për familjet dhe personat në nevojë, ku janë të destinuara ndihmat.
Malësia është e njohur për bujarinë e saj prandaj unë jam shumë optimist se kjo organizatë do ketë mbështetje, shprehet z.Lulanaj.

Muhamed Gjokaj

KOMENTOJE