Leter e Hapur – Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi

Sic jemi ne dieni,Republika e Kosoves po pergatitet qe se shpejti te hape Ambasaden e vet ne shtetin fqinje te Malit te Zi dhe te dergoje atje ambasadorin e saj.
Ky veprim kaq i guximshem dhe i rendesishem diplomatik qe ka padyshim edhe kontributin e tuaj te madhe si Kryeminister dhe atdhetar i flakte, do ti sherbeje me siguri edhe me shume forcimit te marrdhenieve te fqinjesise se mire midi dy popujve dhe vendeve tona, si dhe paqes e stabilitetit ne rajonin e trazuar te gadishullit tone te perbashket Ilirik.
Kohet e fundit gjithashtu qarkullojne zera edhe informacione te ndryshme, se Qeveria e Kosoves do te emeroje ne kete detyre teper te larte dhe me pergjegjesi si kryediplomate (ambasador) te vet, Zotin Azem Vllasi.
Nuk jemi akoma te sigurt, ne se kjo kandidature e perfolur dhe lakuar kaq shume kohet e fundit, do te caktohet ose jo ne kete funksion te larte e me pergjegjesi, por edhe perzgjedhja dhe futja e tij ne listen e nderuar te punonjesve te sherbimeve diplomatike te shtetit te ri kosovar, per shume arsye te ndryshme qe tashme dihen nga te gjithe, si dhe per konjiukturat dhe situatat e reja politike, neper te cilat po kalone aktualisht vendi, ky kandidat nuk eshte dhe nuk do te jete aspak i qelluar, i pershtatshem, i afte dhe i kohes. Per ti sherbyer ashtu sic duhet interesave te medha te Kosoves.

Ne si pjese e Diaspores ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe u lodhem e sfilitem bashke me Ju zoti Kryeminister, si ishe Komandant i Ushtrise se Lavdishme Clirimtare te Kosoves, neper demonstata dhe dyerte e Uashingtonit, OKB-se, Nju Jorkut, Parisit, Londres, Bonit. Berlinit, Brukselit, Romes etj, duke kerkuar Lirine e Dardanise, jemi kategorikisht kunder kesaj kandidature dhe shprehim mendimin tone qe Azem Vllasi, jo vetem te mos emerohet ne kete post, por as edhe ne detyra te tjera te rendesishme shteterore, jo se e paragjykojme dhe kemi rezerva per te shkuaren e tij, por aktualisht Republikes se Dardanise, i duhen kuadro te reja, te pergatitura, me kulture te gjere e dije te thella, per ta cuar ate perpara, drejte permbushjes me sukses te misionit te saj te shenjte historik kombetar dhe integrimit ne struktorat euro-atllantike dhe Bashkimin Europian.
Kosova jone martire e cila rrjedhe ende gjak e sherone plaget qe na shkaktuan serbo-malazezo-maqedonasit per njeqind vjete me rradhe, populli i saj heroik dhe te gjithe shqiptaret kudo neper bote, nuk do ti miratojne dhe bekojne kurr kandidatura te tilla edhe ne qoft se ata gradohen dhe ngrihen ne pergjegjsi kaq te medha.

Mos harroni asnjehere i nderuar Zoti Kryeminister, se ketu ne atdheun tone te dyte, ne Amerike (e cila e cliroi Dardanine nga okupatori serb), Diaspora dhe Kombi yne kane vajza e djem intelektual, te rinje e teper te pergatitur(avokat, folozof, politikan, shkecetar etj) nga Kosova, Shqiperia, Kosov Lindore, Mali i Zi, Ilirida(Maqedoni) e Cameria(Greqi), qe jane elida e inteligjences amerikane, te cilet mund ta kryejne shume mire kete detyre, por fatkeqsishte ata megjithese kane dhene e japin shume kontribute te c’muara per shqiptarizmen, jane braktisur dhe u eshte mbyllur dera me shtate dryna nga kasta e shtetit te sotem mosmirenjohes(antidiaspore), neodiktatorial e despotik teper i korruptuar dhe i inkriminuar i Shqiperise.
Nuk mund te emerohet kurr se si ambasador i Shtetit te Kosoves Zoti Azem Vllasi, apo edhe persona te tjere te ngjashem me te, i cili vec te tjerash, kohet e fundit publikisht dhe me nje miopi, verberi e papergjegjshmeri politike(ashtu si dikur ne kohen e kryekriminelit dhe antishqiptarit me te madhe, Josif Broz Tito)ka deklaruar me mburrje dhe padrejtesisht se shqiptaret e okupuar me Male te Zi, gjoja i gezojne te gjitha te drejtat e tyre te ligjeshme, ne nje kohe kur ata po diskriminohen, burgosen dhe vriten pa meshire dhe pa asnje shkak e arsye edhe nga Shteti i sotem Kriminal Cerrnogoras.
Azem Vllasi nuk duhet te frymezohet dhe te ndjeke vallen e disa lidereve, apo te ndonje partie politike shqiptare ne ate shtet, qe po bashkeqeverise krah per krah me okupatorin malazez dhe po miratojne e behen bashkeautor ne krime kunder vellezerve tane shqiptar, prandaj ai duhet te jete shume i kujdeseshem dhe ta dije mire, se Demokracia nuk ndertohet me “te ashtuquajturen teori te vetadministrim” jugosllav Titist, qe shpernguli si turq e mysliman rreth 300 mije shqiptar per ne Anadoll dhe vrau qindramije te tjere, por me Folozofine e saj Amerikano-Euro-Perndimore, te miqesise, bashkpunimit, integrimit dhe respektimit te ndersjellte e reciprok.

Populli shqiptar ne Mal te Zi, i cili po perjetone nje gjenocid te vertet, te papare e te gjithanshem nga shteti i Podgorices, qe frymezohet e drejtohet nga antishqiptaret Milo Gjukanovic dhe Filip Vujanovic, duke mos patur asnje te drejte te ligjeshme e kombetare, kerkone edhe ndihmen e perkrahjen tuaj personale Zoti Kryerminister dhe te Qeverise se Kosoves, qe ju drejtoni, e cila duhet te jete e vazhdueshme dhe konkrete, ashtu si deri me sot.
Masakra qe i shkaktoi popullit tone te Malesise me 9 shtator 2006 regjimi kriminal i Cetinjes, duke pergjakur tere popullin e saj, vrare kater te moshuar, arrestuar tetembedhjet shqiptar, (qe po dergjen, torturohen e kalben burgjeve )dhe fyer e perdhosur te gjitha simbolet tona te shenjta kombtare, na bene apel e therret me zerin e heronjeve tane, qe te mos heshtim, por ti mbrojme me urgjence, guxim dhe trimeri te gjitha te drejtat e ligjeshme dhe interesat e vellezerve tane ne Mal te Zi.
Ne si Diaspor kemi qene dhe do te mbetemi gjithmone pran Jush Zoti Kryeminister, duke u perkrahur pa rezerva, me qellim qe Republika e Kosoves dhe populli i saj me Ju ne krye,ashtu si edhe dje ne lufte, te arrije suksese akoma me te medha ne ndertimin e nje shteti te fuqishem ligjor e demokratik, per te cilin enderruam, punuam dhe derdhem shume mund, djerse dhe gjak, per afer nje shekull.
Zoti e bekofte Popullin Shqiptar!

Nga Keshilli Drejtues:
Andy Apolloni
Paulo Traboini

New York July, 22.2009

KOMENTOJE