Të martën në Podgoricë
Ambasadori amerikan në Mal të Zi, Roderik Mur, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Millan Roqen, shpallën të martën zyrtarisht fillimin e përpunimit të kërkesave për dhënien e vizave amerikane në ceremoninë solemne në Ambasadën e SHBA-së në Podgoricë.
Solemniteti ka shënuar fillimin e procesuimit të kërkesave për vizën amerikane në Mal të Zi, për herë të parë në historinë e tij. Pas hapjes së mjediseve për realizimin e intervistave për vizë në kuadër të seksionit të ri konsullor të Ambasadës, ambasadori Mur dhe ministri Roqen u janë drejtuar mediave. Mediat kanë pasur po ashtu rastin të përcjellin edhe procedurën e intervistimit dhe marrjes së shenjave të gishtërinjve të një aplikuesi për vizë i cili së shpejti do të marrë pjesë në programin në SHBA të cilin e financon Qeveria amerikane. /kohapress/