Tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”

Ditën e parë të muajit gusht, tashmë është bërë tradicionale, që në Vuthaj – Plavë, të organizohet tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”. Këtë manifestim gjithëpopullor-gjithëshiqptar e organizon Shoqata “Alpet shqiptare”, kurse sponsorizues ishin Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Alternativa Shqiptare. Përpos dashamirësve të shumtë të këtij manifestimi, nga të gjitha trevat shqiptare të Ballkanit, prezent ishin edhe kryetari i Lidhjes demokratike z. Mehmet Bardhi, kryetari i Alterantivës shqiptare z. Gjergj Camaj dhe kryetari i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, z. Nikollë Camaj. Manifestimi ishte i gërshtuar me pika muzikore e humoristike si edhe me lojëra tradicionale dhe sportive. Pas programit artistik u zhvilluan ndeshjet futbollistike, garat me kuaj dhe hjedhja e gurit. Dashamirët e natyrës kaluan një ditë të këndëshme në natyrën e mrrekullueshme që shtrihet në këtë trevë shqiptare.

Të pranishmit i përshëndetën kryetarët e dy partive shqiptare, më së vjetrës dhe më së resë, z. Bardhi dhe Camaj. Nga fjala e tyre po veçojmë sa vijon:

Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ

Të nderuar të pranishëm, zonja e zotërinj,
Me këtë rast me lejoni t’ju përshëndes përzemërsisht, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të subjektit politik shqiptar, përfaqësueses së vërtetë të interesave të shqiptarëve dhe subjektit të dëshmuar demokratik.
Lidhja që nga themelimi i saj, ku meritë të posaçme kanë sidomos aktivistë të këtyre trojeve, çka edhe me këtë rast i përgëzoj dhe i falënderoj, në programin e vet vuri zhvillimet dhe moslënien në harresë traditat kombëtare, shënimin e datave të rëndësishme nga historia kombëtare, sij janë: Dita e Flamurit Kombëtar, Dita e Mësuesit, Lidhja e Prizrenit etj. duke mos harruar për asnjë çast vlerat lokale kombëtare. Kështu lindën organizimet: në Malësi, 6 Prilli, në Krajë (në traditën shumëshekullore të daljes (ngjitjes) në majën e malit Rumi), ky i sotmi në Plavë (“Mirë se vini në Alpet Shqiptare” në Vuthaj – Plavë, pastaj në Anë të Malit etj.

Prandaj ky i sotmi, që tashmë u bë tradicional, ka rëndësi dhe vlerën e vet të madhe.. Së pari që mbledh – tubon në një ditë vere vendës dhe të tjerë, mysafirë dhe dashamirë nga të gjitha viset shqiptare, shpalos programe artistike me vlera të dëshmuara, dhe në anën tjetër u bë një pikëtakimi në vend e kohë të caktuar të përshtatshme për të gjithë, për vendësit këtu dhe vendasit në mërgim (që vinë në këto ditë vere në vendlindje etj.) për mysafirët , shokë e dashamirë të këtyre trojeve, me begati i bukuri të rrallë natyrore, dhe miqësi të ndryshme.

Zonja e zotërinj, meqenëse ky tubim i radhës është i pari pas zgjedhjeve shumëpartiake, të 29 marsit 2009, kam obligim, kënaqësi dhe nder të falënderoj të gjithë ata votues e të tjerë qytetarë, të rinj e të moshuar që votuan LISTËN SHQIPTARE (Lidhjen Demokratike e Alternativën Shqiptare) që mundësuan vazhdimësinë tonë, përfaqësimin politik, në Kuvendin e Malit të Zi.

Zonja e zotërinj, nga kjo tribunë ju dërgoj një përshëndetje të posaçme bashkatdhetarëve në diasporë, me porosi që mos të harrojnë vendlindjen.
Trojet tona kanë nevojë për gjallëri. T’i ruajmë që mos të shuhën, pasi janë amanet i të parëve tanë!

…………………………………………………………………..

Gjergj Camaj, Kryetra i ASH

Te nderuar dashamirë, shqiptarë nga të gjitha anët

Është kënaqësi të gjindemi sot këtu së bashku, në këtë cep të Shqiptarisë, në Krojet e Ali Pashë Gucisë, në këtë manifestim tradicional që mban gjallë shpresën e qendresës dhe të rezistencës asimilimit që po na kërcënohet ditë për ditë.
Jam këtu sot që të kënaqem me këtë manifestim, por njëheri edhe të ju sjellë përshendetjet e perzemrta të Malësisë e cila vazhdon të jetë peng i kalkulimeve politke të të mëdhenjeve, por edhe i disa shqiptarëve të cilët gjithnjë po arsytojnë projektet e pushtetit në dam të treves sonë.
Ju përcjelli edhe përshendetjet e Alternativës shqiptare, forcës politke malësore e cila mëkambi shpresen e e jetësimit të kërkesesë sonë jetike për komunë të plotë, por si e tillë shpejt u bë halë në sy të pushtetit i cili bëri çmos që ta shkatërrojë këtë parti politke. Për fat të keq ata ia arritën që të na i përziejnë punët, por shpresoj se nuk da ta fundosin shpresen tonë dhe angazhimin tonë për vetqeversije të plotë dhe për liri tjera që na takojnë.

Unë nuk do ta zgjas, por duke përgëzuar, në rend të parë organizatorin për punën që po bënë me vite me radhë, ju përshendes edhe ju të gjithëve duke ju shprehur respektin e plotë për kohën që keni ndarë që të shoqërohemi sot.

Mirupafshim edhe në Malësi

FOTOGRAFITË KOMENTOJE