Edhe sivjet, Sh.K.A “Besa”, Ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, organizoi manifestimin, tashmë tardicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2009”.
Programin e përcolli një numër i madh shikuasësh, të cilët fillimisht muarën pjesë në meshën e shënjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga Sh.K.A Besa. Mysafirë të programiti ishte shoqata “Dukagjini” nga Shqipëria.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kolë Cacaj, anëtar i Bordit drejtuas të “Fondit humanitar Malësia” nga NY. Në konkurencë për bukuroshën e bjeshkës morën pjes 11 vajza dhe nuse malësore.
Juria e përbërë nga Emina Çunmulaj, Gjergj Noc Martini, Lindita Junçaj, Drita Rukaj dhe Kolë Gojçaj, së pari zgjodhi 7 finalistet; Valentina Vulaj, Shpresa Bojaj, Sanja Savkoviq, Milica Paviqeviq, Ana Lekoçaj, Leonora Gojçaj si dhe Suzana Cacaj dhe veshën më të bukur të nusërisë që i takoi Sanja Savkoviqit.
Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjollën Suzana Cacaj dhe Valentina Vulaj, kurse kurora e bukurisë i takoi Shpresës Bojaj të cilës kurorën ia dorëzoi Leonora Gjonaj, mbajtësja e kurores e vitit të kaluar. Poashtu u zgjell çifti vallëzues më i mirë, Leon Junçaj dhe Adrijana Ujkaj.
Programi i masditës vazhdoi me muzikë të zgjellur nga dj Buqi.
Vlen të ceket se sponsor i kltij manifestimi ishte Komuna Urbane e Tuzit kurse dhuratat për fitueset i kishte siguruar argjendaria “Mikel”.