Me sukses përfundoi festivali folklorik mbarëkombëtar “RAPSHA 2009”

Shoqata kulturo artisktike “RAPSHA” vite të tëra pati një veprimtari intensive gjatë të ciles arriti miqësi të shumta reciproke të cilat shoqata i shfrytëzoi për bashkunime të ngushta si me shoqata tjera ashtu edhe me institucione të shumta në të gjitha trevat shqiptare. Pasi në vitin 2005 shoqata organizoi manifestimin Festivali Folklorik Mbarëkombëtarë, i cili edhe atëherë u tregua i suksesshëm, shoqata në fjalë këtij viti për herë të tretë organizoi të njëjtin manifestim dhe atë pikërisht në Vitojën e bukur pranë Liqenit të Shkodres. Kjo veper e Rapshës u perkrah dhe vleresua nga qarqe të larta ndërsa të shumtë ishin ata të cilet atë e shohin si një nevoje dhe ushqim shpirtror për të gjithë ata që mbajnë ndjenja dhe aspirata për ruajtjen e identitetit dhe njohjet më të drejtpërdrejta në mes trojeve etnike shqipëtare. Vete emri i festivalit tregon qarte për ndjenjen për manifestime të tilla kombtare ku marrin pjesë shoqata nga të gjithë trevat shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Greqia por edhe nga diaspora. Ndërkaq koncepti i festivalit është i tillë që në rend të parë ka përcaktimin rajonal të vlerave folklorike prej ku vijnë pjesemarresit. Festivali i sivjetem filloi me 20 gusht ndërsa zgjate për katër netë, deri me 23 gusht, ndërsa pjesemarrjen e konfirmuan 27 grupe. Mbrëmjen e parë ishin paraparë të shfaqen me programet e tyre 6 shoqata dhe ansamble, dhe atë, ansambli Skampa nga Elbasani, Laberia nga Vlora, SHOQATA Shqiponja nga Kacaniku, Jahi Hasani nga Gostivari, Grupi Artistik Lahutaret e Dukagjinit nga Shkodra dhe Shoqata Rapsha nga Drumja në rrolin e grupit përshendetës.
Të gjitha grupet u paraqitën me pikat interesante madje të përgatitura enkas për pjesemarrje në kët festival i cili ka edhe karakter garues. Ato vleresohen nga juria profesionale e cila është meritore për ndarjen e shperblimeve e cila ka autonomitë plote për vleresim.

Edhe mbrëmjen e dytë të festivalit mbarëkombtare folklorik ishte i përmbushur me folklore, muzikë dhe valle ndërkohë që në skenë dolën 7 shoqatat e parapara. Fillimisht porogrami u hap nga shoqata Jehona e Malësisë s ëSharit nga Tetova ndërsa pasuan Grupi Shpetimi nga Medvegja, Dita nga Shtimja, Minatori i Ri nga Kizhnica e Prishtinës, Zëri i Bilbilit nga Saranda, Mati nga Mati i Shqipërisë dhe Shoqata Dedë Gjon Luli nga traboini në rrolin e grupit përshëndetës. Edhe këto grupe u paraqitnë me folklore burimor cka ësht ëedhe një ndër kushtet strikte për pjesemarrësit në kët festival garues. Edhe natën e dytë publiku ishte tejet i interesuar për ato që do të shohin nga grupet, e këtë më së miri e deshmoi numri i adhurueseve të vlerave kulturore, kështu që sipas parashikimeve edhe ky festival tashmë mund të quhet i suksesshem, ndërsa kualiteti i shfaqjeve në nivel të lartë.

Shoqata Vllazërimi ishte ajo që pati nderin të hapë mbrëmjen e tretë dhe të parafundit të festivalit folklorik. Shoqata ne fjale është e përbërë nga emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe pikrëisht në Athinë të ciltë në Mal të Zi erdhen pikerisht për të marrë pjesë në kët festival mbarëshqiptarë. Këngët e vallet ishin pikat më karakteristike të këtij grupi të cilët u paraqitën para publikut i cili ata i priti me duartrokitje të njëpasnjëshme madje ato nuk munguan as gjatë prezantimit të grupeve e shoqerive tjera. Përveç grupit në fjalë mbrëmjen e tretë muaren pjesë edhe Shoqata Bresana nga Bresana e Sharrit, Katarina Josipi nga Zymi I Hasit, Grupi i Fyejve të Gramshit nga Gramshi, Ansambli Fier-Shegan nga Lushnja, shoqata Bajram Curri nga Shurdhani i Gjilanit dhe shoqata e Grudes nga Malesia si e vetmja shoqatë garuese nga treva e malësise në festival. Edhe mbreme shoqatat.

Pas katër netësh juria në përbërjen e të se ciles gjendeshin persona eminent nga fusha e folklorit, etnologjise, kulturesmuzikes dhe koreografise pati një pune të rëndë për tu përcaktuar për grupin më të mirë pasi të gjithe ata ishin në nivel të lartë. Në krye të juries ishte Skender Selimi balet master dhe koreograf në akademinë e arteve të larta në Tiranë ndërsa bashkpuntorë tjerë Zymer Neziri, këshilltar shkencor nga republika e Kosovës, Albino Sadiku etnomuzikolog dhe hulumtues në unstitucionin albanologjik në Tiranë, Esat Ruka drejtor i qëndres kombtare të folklorit në Tiranë dhe Eduart Nurka shef i sektorit të muzikës në qëndren kombtare të folklorit në Tirane. Shoqata kulturore artistike Katarina Josipi nga Zymi i Hasit ishte shoqata më e mirë dhe fituese e këtij festivali, ndërsa ata u paraqiten naten e trete të festivalit duke prezantuar këngë, valle e lojëra folklorike të treves nga vijne. Vendi i dytë i takoi grupit polifonik nga Himara ndërsa i treti shoqatës Diaspora nga SHBA. Juria gjatë vleresimit pati një punë mjaft të rëndë pasi përveç tri grupeve më të mira u vleresuan edhe individët më të mirë të festivalit. Kështu grupi instrumental me i mirë ishte Dita nga Shtimja ndërsa instrumentalisti më i mirë Ervin Bello nga Saranda. Këngetari më i mire u shpall Haki Krasniqi nga Diaspora ndërsa kengetarja më e mirë Shqipe Fejzullahu nga Gostivari i Maqedonisë. Rapsodi më i mirë Dida Kastrati nga Hasi ndërsa lahutari më i mirë Gjokë Kalaj nga shoqata e grudës nga Malësia. U vleresuan edhe rituali e që më i miri ishte Dasma e Bresanes dhe drejtori artistik poashtu nga grupi i Bresanes. Vallja me e mire erdhi nga kolegji i valleve nga Hasi ndërsa valltarja më e mire nga Saranda. Edhe kësaj radhe në festival u paraqitën grupe të ndryshme nga treva të ndryshme shqiptare programi i të cilave ishte i gërshetuar me këngë e valle burimore por edhe me melodi instrumentaliste, kryesisht kavall dhe fyej. Ndërkaq në shprehje erdhen vlerat folklorike gjithëshqiptare pasi në festival muarën pjesë shoqata e grupe nga të gjitha trevat shqiptare ndërsa një nga kushtet që kishte përcaktuar organizatori ishte pikërisht prezantimi i vlerave folklorike burimore të trevës të cilen shoqata e prezanton.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE