Vlerat e shumta të këtij muzeu i vun në pah folesit e ftuar të kësaj mbrëmje nga Malësia dhe Shqipëria të cilët vlersuan punën e madhe të fotografit Shtjefën Ivezaj.
Shtepija e Shtjefën Ivezaj tashmë ka 7 vite që është kthyer në një thesar për Malësin kështu e vlersuan folesit e pranishëm.Hapjen e kësaj mbremje e bëri Gjeto Kola Camaj një malesor aktiv në aktivitete të tilla si në Malësi ashtu edhe në SHBA, me pas ishte Gjokë Dukaj i cili foli mbi përshtypjet e tij të para për këtë muze i cili ka patur rastin të jetë gazetari i par që ka punuar dokumentarin e parë kushtuar këtij institucioni. Pedagogu Sokol Lulgjuraj gjithashtu nuk mungoj me vlersimet e ti të larta jo vetëm për muzeun por edhe për pronarin e tij zotin Shtjefën Ivezaj.
Një rëndesi të madhe ketij muzeu dhe vlerave të tij nga ana shkencore i vuri në pah drejtori i muzeut të Shkodrës Zamir Tafilica, ndërsa në aspektin historikë të pranishmëve ju drejtua historiani dhe publicisti nga Kopliku Ndua Bacaj.
Gjithashtu në këtë mbrëmje u shfaq edhe filmi dokumentar kushtuar muzeut etnografik të Malësise me titull “Njeriu që sfidoi shekujt” realizuar nga Tv Boin.
Në program morën pjese edhe disa këngëtarë nga Shqipëria dhe Malesia si Rrok Gjelaj, Viola Shqau, Violeta Lulgjuraj dhe Lindon Camaj .Organizator i kësaj mbrëmje ishte këngëtari Lindon Camaj.
Në fund pronari i Muzeut Shtjefën Ivezaj falenderoi folësit, sponzorat, të pranishmit dhe mediat duke ju premtaura që edhe në të ardhmën me përkushtim do vazhdoi punën në mirmbajtjen dhe begatimin e këtij insutucioni të rendesishem kulturor.