Festivali Folklorik Kombëtar “Gjirokastra 2009”

Në ”Gjirokastra 2009” ku morën pjesë 12 Qarqe nga Shqipëria, 3 grupe nga Kosova 2 nga Maqedonia, ishte edhe grupi i Shqiptarëve të Malit të Zi të cilët u përfaqësuan me 3 grupe folklorike: “Liria” nga Mileshi, “Gruda”, dhe “Ulqini”.
Grupi i shqiptarëve nga Mali i Zi ka “rrëmbyer” duartrokitjen e artë dashësit gjirokastrit, pasi që në fonotekën e tyre shpirtërore kanë shpalosur me plotë mjeshtri një copëz të jetës se tyre tradicionale, në një artë të vërtetë.

E vecanta ishte se në vallën “Dyluftimi me shpata” artistët Emin Palaj dhe Nexhad Nikaj i kanë kujtuar spektatorit se traditat e tyre të lashta nuk harrohen kurrë.
Grupi artistik nga Mali i Zi u përfaqsua në Gjirokaster me 60 artiste të folklorit.
Në naten e fundit të Festivalit ku u ndanë shperblimet, grupi artistik nga Mali i Zi u shpërblye me DIPLOMë për ruajtjen e elementeve më të hershme në veshje (xhubleta).
Vlen të permendet se në këtë Festival si grupe përshendetëse ishin grupi i shqiptareve nga SH.B.A. “Bashkimi kombëtar”, grupi i arbëreshëve të Italisë, shqipëtarëve që jetojnë në Zvicerr si dhe grupi i Arvanitasve në Greqi.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE