Në hapjen e programit Kolë Lucaj përshëndeti të pranishmit duke i përshendetur bashkëvëndasit e vet si dhe musafirët e shumtë duke u dëshiruar mirsëardhje për të festuar së bashku festën tradicionale “Zojën e Trieshit”.
Organizatorë të këtij programi argëtuas ishin pikërisht rinia e Trieshit ku kishin pregaditur një program argëtuas me pjesmarrjen e këngëtarve Fran Lucaj , Gjon Gjolaj si dhe Lekë Dedvukaj nën orkestrimin e Samir Beqaj, ku përpos programit argëtuas kishin pregaditur edhe pije freskuase për të gjithë të pranishmit.
Ndërkaq organizatorët falënderuan dhe përshendetën për përcjelljen e programit edhe mediat pjesmarrëse “Tv Boin”, “Tv Shqiptar nga Detroiti” si dhe postën elektronike Malesia.Org
Albert Camaj