Takim për nderë të ish të burgosurve politik shqiptarë nga shteti malazez

Lajmërojme mbarë Komunitetin Shqiptar të Detroitit me rrethe se me datën 11 tetor 2009, ditën e dielë, në ora 2:30 mbas dite në sallën e Kishës së Shen Palit në qytetin Rochester Hills do të bëhet një mireseardhje dhe pritje vllazrore e dy bashkëatëdhetarve tanë të nderuar, ish të burgosur politik, Kolë Toma, dhe Rrok Gjergji Dedevukaj.

Kola dhe Rroku vuajtën denimin prej tre vjetësh në burgjet malazeze, me mundime, vuajtje dhe tortura të shumta prej një denimi pa fakte, por të kurdisur mire ,me qellime të caktuara, tashmë të njohura të atij shteti.
Prandaj ky takim do të kete edhe karakter informativ prej dorës se pare, në lidhje me burgosjen dhe torturat çnjerzore që të gjithë ne na intereson qe të dime më shumë.

Duhet të mburremi dhe të ndihemi krenar, për qendrueshmerinë dhe pathyeshmerinë e të burgosurve tonë politik në Male të Zi, të cilet na japin forcë, dhe na bejnë edhe më të vëndosur në rrugën tonë për kerkesat dhe realizimin e të drejtave tona njerzore dhe kombëtare, qe i meritojmë, por na mungojnë, dhe të cilat me force shteti Malazez po na i mohon.

Kola dhe Rroku e meritojne një pritje dhe mirëseardhje vllazrore, si dhe ne të gjithe e kemi obligim njerzor dhe kombëtar, që ate pritje t’ia bejme sa me dinitoze dhe me një pjesemarrje sa më të madhe tonën.

Vllezër dhe motra shqiptare, rrime me shpresë se do të shihemi me 11 tetor, ditën e dielë në ora 2:30 mbas dite në sallën e Kishës së Shen Palit në qytetin Rochester Hills.
Dhe në ketë mënyre të nderojmë dhe t’u japim respektin e merituar vllezërve tonë Kole dhe Rrok Dedvukaj, të torturuar fizikishte në mënyrën më çnjerzore, por të pathyeshëm dhe të fortë moralishtë, shpirtnishtë dhe kombëtarishtë, për të cilën e meritojnë një mirënjohje të madhe.

Ju mirëpresim, dhe jeni të mirëseardhur: Për ketë rastë do të shtrohet një koktej. Hyrja është falas.

“SHOQATA ATEDHETARE MALESIA E MADHE” ME AKTIVISTE TJERE TE KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN NË MICHIGAN