Shoqata Rugova festoi 1 – Vjetorin e krijimit të saj

Hys Shkreli : “Rugovës, për 100 vjet askush nuk i dha asgjë, mirëpo ajo i dha Kosovës liderin e saj”

BRONX – NEW YORK CITY : Shoqata Rugova festoi me anë të një manifestimi kulturor e argëtues,1-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ditën e djelë, në njërin prej lokaleve, më të njohura në Bronks- Nju Jork,”Maestro’s Restaurant”, morën pjesë anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate, përfaqësues të shoqatave e organizatave të tjera, aktivistë e veprimtarë të komunitetit. Morën pjesë edhe Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, grupi muzikor Elita-3, dhe këngëtarët , Klementina Morina e Besim Muriqi.

Po ashtu ne këtë manifestim ishin të ftuar edhe aktivistë të dalluar të komunitetit shqiptarë, kryetari i LDD-ës, Agim Rexhaj, nën kryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj, anëtari i bordit të LQSHA, Zef Balaj, nënkryetari i SHA-“Dibrane” Lavderim Cami, dhe nga shoqata Drenica, Rifat Drenica, të cilët, edhe e përshëndetën 1- Vjetorin e krijimit të Shoqatës ” Rugova”.
Festa e 1 – Vjetorit të krijimit të shoqatës, u zhvillua në një sallë të bukur të krijuar me një ambient festiv, enkas për këtë rast, para afër 500 bashkëkombasëve, tanë, të pranishëm, kryesishtë mërgimtarët nga treva e Rugovës, Peja, e rrethinat e saj. 1- Vjetori i Shoqatës “Rugova”, në Nju Jork, kishte si qëllim të ofrimit të bashkëkombasëve tanë në diasporë, në gjallërimin e aktiviteteve të ndryshme në drejtim të ruajtjes dhe ngritjes së ndjenjes sonë kombëtare, dhe ruajtjen e vlerave të kulturës, traditave dhe zakoneve tona.
1 – vjetori i shoqatës “Rugova”, u shoqërua me një koncert festiv në qytetin e Bronksit- Nju Jork, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, i treti në këtë zonë për nga madhësia numerike mes shumë etnive që e karakterizojnë këtë qytet amerikan, ku jetojnë të gjitha racat dhe fliten të gjitha gjuhët e botës.

Kjo festë e para e këtij komuniteti, u shënua, duke e pasuruar programin, me shumë, me valle e këngë të krahinës së Rugovës, luajtura nga Ansambli Folklorik Autokton Rugova, recitime nga dy vogëlushet Elonora e Qendresa Lajçi, monologu nga poeti Shaban Lajçi, këngët e vallet e bukura burimore folklorike nga grupi Folklorik Autokton “Rugova”. Luajtja në instrumentet karakteristike të kësaj krahine, daullja, lahuta, çiftelia, tepsia, gjethi e fyelli, krjuan një ambient mjaft të mrekullueshme në interpretimin e tyre.
Kryetari i Shoqatës Rugova, Isuf Rexhaj mori fjalën e rastit dhe përshëndeti të gjithë të pranishmit në sallë duke ju uruar festën, dhe duke falenderuar shumë në kontributin, e anëtarëve të kësaj shoqate, dhënë në themelimin e fondit për blerjen e ndërtesës ë shoqatës dhe blerja e pllacit(truallit) për varreza të komunitetit Rugovas..
Më tej ai tha se ky manifestim i shoqatës “Rugova” do të bëhet tradicional dhe do të mbahet në fillim të Tetorit, që është muaji kur edhe u krijua Shoqata “Rugova”, e cila u themelua më 11 tetor – 2008. Kryetari, i shoqatës z Isuf Rexhaj, kjo shoqatë, është e regjistruar si organizatë jo – përfituese e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet e tjera që veprojnë në komunitet. Shoqata “Rugova”, do të jetë shoqatë, kryesishtë kulturore e sociale, e cila do të afirmojë vlerat kulturore e historike të trevës së Rugovës, por edhe do të ndihmojë organizimin e jetës dhe punës së mërgimtarve tanë nga kjo trevë dhe mbarë trevave në tokat shqiptare.

Sipas tij, roli i saj do të jetë i dyfisht; organizimi i jetës , punës dhe aktiviteteve tona kulturore këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe lidhje me vendlindjen. Po ashtu kjo shoqatë do të punojë edhe me inkuadrimin e mërgimtarve tanë në jetën e sistemin amerikan dhe forcimin e miqësisë shqiptaro amerikane. Për të arritur këto qëllime shoqata “Rugova” ka filluar përgatitjen për dy projektet tona të para :” Blerjen e një ndërtese për nevojat e shoqatës dhe komunitetiti dhe blerjen e një trualli të përbashkët për varreza, në Nju Jork”.

“Po ashtu, tha kryetari i shoqatës, ne planifikojmë që të ndihmojmë edhe akcione të ndryshme në vendlindje, në Rugovë dhe viset e tjera shqiptare. Këtu për shembull një nga angazhimet tona në vendlindje do të jetë:”Caktimi i lokacionit të përherëshëm të Lojrave Popullore, ose të një Festivali Tradicional të Lojarve e Valleve të Rugovës”. Ngritja e një Pllakati Memorial, me të gjithë emrat e të gjithë heronjëve të Rugovës e më gjërë që ranë për mbrojtjen dhe lirinë e kombit tonë e tjer.
Së fundi në fjalën e tij kryetari i kësja shoqate, Isuf Rexhaj, tha se “Për të gjithë këto plane e projekte do të punojmë por edhe do të ftojmë në bashkëpunim të gjithë ata që mund të kontribojnë, sidomos biznesmen e intelektual të sukseshm, aktivist e punëtor të dalluar, gjithmonë do t’u shërbejmë interesave të kombit tonë duke vazhduar të prezantojmë dhe afirmojmë kulturën dhe traditën Rugovase dhe mbarë – Shqipëtare.” Zoti e Bekoftë Shoqatën Rugova, Kombin Shqipëtar dhe atë Amerikan!

Rugovës, për 100 vjet askush nuk i dha asgjë, mirëpo ajo i dha Kosovës liderin e saj

Gazetari i mirenjohur shqiptaro – amerikan, Hys Shkreli, u kujtojë rugovianve, duke thnë se” kur e keni lëshuar Rugovën, ju keni, menduar se po e leni Rugovën prapa. Por, ju kurrë nuk e keni lënë atë, sepse kudo që keni shkuar e keni marrë nga një copë Rugovë, me vehte dhe kudo që keni shkuar e keni gjetur nga një pëllëmbë Rugovë……Dhe sonte kjo është më e madhja Rugovë që kam parë ndonjëherë në Amerikë, tha ai
Për të evitentuar rëndësinë e kësaj treve Shkreli, tha se “Rugova, me Drenicën, Shalën, e Llapin ishin rezistenca e fundit e komunizmit jugosllav., ajo Ishte strehorja e fundit e heronjëve që rezistuan okupimin e Kosovës në fund të Luftës së Dytë Botërore, për këtë arsye pushtetet e kaluara sllave e dënuan Rugovën. Ajo për më shumë se 80 vjet, ishte një burg i madh i Kosovës, e izoluar tërësishtë nga civilizimi….”

Mes të tjerave, gazetari i mirenjohur shqiptaro – amerikan, Hys Shkreli, potencoi se ” Rugovës, për 100 vjet askush nuk i dha asgjë, mirëpo ajo i dha Kosovës liderin e saj. Rugova, tha Shkreli në fjalën e tij sesë bashku me Plavën, e Gucinë, ishte kufiri më i përgjakuar i veriut të Kosovës, Gryka e Rugovës dhe Gryka e Kaçanikut ishin dy grykat legjendare të Kosovës, të cilat i happen derën mikut, e i a mbyllen armikut, kudo dhe kurdo që ai ia mësyu Kosovës. Rugova, ka theksuar ai ishte Pullazi i Kososvës, aty ku u strehuan shqiponjat e fundit të Kosovës, aty ku u strehuan edhe heronjët nga lufta e fundit e Kosovës.

Shkreli e quajti, Rugovën si të ishte Olimpi i Kosovës, Kolorado e Kosovës, por tha ai ishte edhe Tibeti i Ballkanit. Duke folur me nota poetike, ai tha se Rugova është rajoni më i bardhë i Kosovës, i bardhë më borën që e mbulon, i bardhë për historinë e sajë, i bardhë për ujin që shkumbon, i bardhë për veshjen e sajë tradicionale, e bardhë më plisat e saj shqipëtare, i bardhë edhe me shkëmbijtë e saj. Rugova, pra është sot, agimi, mëngjesi i Kosovës, Atje puthin të parat rreze agimin, atje në Rugovë përfundon edhe dita në Kosovë.”

Kështu që tha Shkreli, :”Falë Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Rugova”, një pjesë e historisë , traditës , bukurisë e mikëpritjes rugovase, është sonte këtu me ju dhe për ju . E përgëzojë këtë shoqatë në Ditëlindjen e sja të parë dhe e hapi këtë mbrëmje duke hapur kaptinën e re më të sukseshme të kë
saj shoqate dhe këtij komuniteti në këtë vend të bekuar, i cili na ofroi sofrën atëhere kur të tjerët na e rrëmbyen atë.
Duke shpresuar se kjo Shoqatë, të jetë ai ajo ura e njohur e Rugovës, që lidh dy brigje, dy shkëmbij, lindjen me perendimin, e ne këtë rast të shërbej si lidhje e juaja me vendlindjen dhe lidhje e kombit tonë me atë Amerikan, ka përfunduar fjalën e tij gazetari i mirenjohur shqiptaro – amerikan, Hys Shkreli, i cili përshëndeti me këtë rastë 1- Vjetorin e krijimit të Shoqatës Rugova.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE