Festivali i 19-të, Shqiptarë festival i bashkimit të Kombit Shqiptarë, në një natë dhe në një skenë të vetme
New York City : Mbrëmë në qendrën e kulturës në “Lehman Center for the Performing Arts” në Nju Jork, u zhvillua Festivali i 19-të Shqiptarë, organizuar nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza” e Kishës Katolike me qendër në Hartsdale në Nju Jork.
BEQIR SINA, New York
Ky aktivitet shumë i rëndësishëm kulturor, i cili përkon edhe me 28 Nëntorin- Dita e Flamurit dhe e Shpalljes së Pavarësisë Shqiptarët , shihet tek shqiptarët e Amerikës, si ruajtës dhe përkrahës i traditave të shkëlqyera folklorike dhe muzikore shqiptare. Festivali shqiptarë në Nju Jork, ka si qëllim të mbajë përherë gjallë vlerat e larta të kulturës dhe folklorit tonë, nga të gjitha krahinat e trevat tona, duke na bashkuar të gjithë së bashku pa dallim feje dhe krahine.
Festivalin 19 të, Shqiptarë, e drejtojë Liliana Qose dhe Dritan Haxhija . Festivali, zgjati më shumë se 4 orë (35 këngë, 15 valle , tre recitime , pesë pjesë të luajtura në vegëla instrumentale). Në këtë festival konkuruan 8 grupe, vallëtarësh, Grupi i Rozafatit, me koreografe Anxhelina Nika, Grupi Muzikor “Fondi i Përbashkët Shqiptarë” i Patresonit-Nju Xhersi, Grupi “Bashkimi” nga Bostoni, me koreograf Bashkim Braho, Ansambli Autokton Folklorik “Rugova – Nju Jork, SH.K.A.”Bashkimi Kombëtar me drejtues Gjergj Dedvukaj, dhe Grupi “Gjergj – Kastrioti – Skënderbeu, me koreografe Joni Paparisto, Sh.K.A.”Kelemedi” me drejtues Gjovalin Luma.
Si dhe kënduan të shoqëruar nga Grupi i mirënjohur “ALBA” me drejtues kryesor Edi Xhani, rreth 30 këngëtarët, Joahn Krasniqi, Entela Ibraimi, Admi Shazimani, Besim Muriqi, Agime Lajqi-Sylaj, Syl Nikiqi, Ledi Vokshi, Haxhi dhe Isuf Nezaj, Mirsad Ceka, Rustem Ulaj dhe Albert Stanaj, Haki Krasniqi, Shaban Lajqi, Donaleta Krasniqi, Arlinda Balidemaj, Aida Ndoci -Dyrraj, Valentina Dedvukaj, Anilda Japullari, Nik Çarku, Aurela Gaçe, Vasel Shkreli, Luigj Tinaj, Ylli Syfaj, Sokol Smalaj, Tom dhe Kreshinik Smalaj, dhe të ftuar special këngëtarët e mirnjohur nga Kosova Vera Oruqaj dhe Sunaj Saraqi.
Festivalin e ndoqën rreth 3000, spektatorë. Mes tyre edhe të ftuar nderi : diplomati Richard Thomas drejtor rajonal në qeverin amerikane, së bashku me diplomaten amerikane Anxhena Azo. Konsullja e re e Shqipërisë në Nju Jork, Admira Jorgji dhe Zv. Ambasadori i Misionit të Përherëshëm të R.SH. në OKB, diplomati Petrika Jorgji, Anëtari i Këshillit te Bashkise se Nju Jorkut, James Vacca, Avokati Philip Kaufman, një ish zyrtar i bashkisë së Nju Jorkut, Prof.Dr. Skender Kodra PhD. kryetari i Akademis së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, nën/kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, zotëri Agim Rexhaj, kryetari i KKSHA, zoti Martin Shkreli, aktorët e njohur shqiptarë në SHBA-ës, Agim – James Biberaj dhe Luan Bexheti e tjer.
Bekimin e festivalit dhe përshëndetjen e rastit e bëri, Dom Pjeter Popaj, i cili gjatë gjithë këtyre viteve, i ka dhënë një përkrahje të pakursyeshme dhe ka qenë një nga arsyet që festivali ka vazhduar për 19 vjet me radhë pa ndërprerje dhe, festivali ka pasur një sukses të jashtëzakonëshëm për çdo vjet. Kleriku atdhetar e patriot, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Amerike “Zoja e Shkodrës” në Hartësdale – Nju Jork, përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi grupin organizativ të Qendres Nana Tereza.
“Të nderuar klerike, mysafir të dalluar, vëllezër e motra,tha Popaj, ” Mirëmbrëma! dhe mirë se vini në festivalin e 19 shqiptar organizuar nga Qendra Nana Tereze e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale, Neë York.Komisjoni organizative ka përgaditur një program shumë të pasur për ne sonte me këngë e valle prej trevave të ndryeshme shqiptare nga veriu e deri në jug. Çka e bën edhe me interesante është se shumë prej iterpretuesve kan lindur këtu në Amerikë.
Qëllimi i festivalit nuk është vetëm argëtimi por edhe bashkimi me njeri-tjetrin. Kur jemi të bashkuar ruajm gjuhën, kulturën, traditat e lashta e mbi të gjitha identitetin tonë. Kur shoh këtë numër kaq të madh e falenderoj Zotin që e kemi këtë afërsi me njeri tjetrin. Ky gjest është një knaqësi per ne por njëkohsisht edhe shëmbull i mirë për fëmijtë tuaj.
Ne duhet të jemë krenar që jemi shqiptar sepse Zoti na ka begatisë me fisnikëri, ndershmëri e bujari që nuk mund të gjenden më shumë në asnjë popull tjetër në botë. Dhe këto virtyte Ai i beri të dalin në pah në heroin e kombit Gjergj Kastriotin, Skenderbe dhe me dedikimin e jetës saj në shërbim të Zotit dhe të vorfërve të botës, e Lumtura Nana Tereze.
Ndërsa përgëzohemi me spektatorët e argëtuesit e festivalit, në të njëjtën kohë me këngë të lavdishme kujtojmë baballarët tanë që kanë vuajt për ti ruajtur këto thesare me dinjitet. Duke qëndruar besnik atyre kultivojmë kultureën tonë dhe njëkohësisht frymëzojmë gjeneratat e reja, që t’a trashëgojnë brez pas brezit. Rroft populli shqiptar. Zoti i Bekoftë SHBA-ës dhe popullin shqiptarë ! përfundojë i përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Amerike “Zoja e Shkodrës” në Hartësdale – Nju Jork,
Ndërsa, në përfundim të këtij festivali kryetari jurisë, publiciti Bardhyl Ukacama, tha se “Kjo festë e bukur, besojë se ju ka mbushur me entusiasëm dhe gëzim të madh. “Ne tha ai, si juria e këtij festivali faleminderojmë organizatorin e këtij festivali, madhështor në komunitet, Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, famullitarin e saj Dom Pjetër Popaj, dhe të gjithë ata, dhjetëra bashkëpuntor që kan punuar me ditë të tëra vullnetarisht, për të sjellur këtu para jush një “prirje të re, për të gjithë shqiptarët në këtë anë tjetër të Atlantikut”.
Më pasë juria e ngritur enkas për këtë festival, shpërndau çmimet, ku sipas tyre ka qënë shumë vështrirë të zgjëdhë sejcilin prej grupeve, këngëtarve , vallëtarve dhe instrumentistëve më të mirë. Grupi më i mirë i Valleve është shpallur Grupi i Djemëve të Kelmendit, ndërsa koerografia më e miër është shpallur koregrafija e Grupit Rozafa, të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, Axhelina Nika. Vokalistja më e mirë Anilda Jaupllari, dhe çmimi Kostumi më i Mirë, iu dha Ansamblit Folklorik Rugova.
Thanë për Festivalin e 19 -të Shqiptarë :
Sekretari politik i ambasadës sonë në Uashington, diplomati Dritan Mishto i ftuar special i këtij festiavli tha se : “Ky festival nuk është vetëm një ngjarje kulturore komunitare, këtu përtej Oqeanit Atlanitk, që zhvillojnë shqiptarët e Amerikës, por, është edhe një aktivitet kulturor kombëtarë, që i kalon edhe kufinjët e përtej Oqeanit.” Jam me të vërtet i kënaqur, që unë sot, në këtë festival, marrë pjesë edhe si përfaqësuesi i shtetit, shqiptarë, Ambasadën e R.Sh. në kryeqytetin e SHBA-ës, në Uashington, tha ia.
“Ne shqiptarët megjithëse të ndarë në shumë shtete, kemi një emlementë të përbashkët, që na lidhë, dhe padyshim ajo është kultura, tradita dhe muzika popullore. Kjo do të jetë edhe ajo që pikërishtë do të na çojë ne si shqiptarë në Europë. Ndaj investimi i madh që po bënë Qeveria,shqiptare, dhe Kosova në kulturë, me organizimin e sa më shumë aktiviteteve të tilla, natyrishtë që do të mbajë gjallë atë ashtin e kombit tonë, Kulturën tonë Kombëtare.
Dëshirojë, të falimnderojë edhe një herë , organizatorin e këtij festivali, grupet pjesmarrëse, publikun e mrekullueshem, dhe që në festivalin e 20-të, meqënse është jubilar të jetë edhe më madhështor,” tha përfaqësuesi i shtetit shqiptarë në Uashington, Dritan Mishto.
Drejtuesi i grupit Djemtë e Kelmendit, rapsodi Gjovalin Lumaj autori i këngëve të shumta në albumet e disa këngëtarve, të kësaj treve, si dhe i shumë libreteve te koncerteve artistike, thotë posaqërshit për gazetën kombëtare Bota Sot, se; “Festivali i sivjetëm dallueshem, nga festivalet e tjera, për nga ana e realizmit dhe organizimit, ka bërë mendojë mjaft përparime. “Ky festival, gjithësesi ishte më i “ngjeshur”, dhe më i “krehur” me prurje të reja mjaft interesante, siç ishte Grupi Folklorik, i Patersonit. Konkurimi ishte shumë dinjitoz, sa jam i sigurt se e ka vënë në pozita të “vështira” përcaktimi – sa unë për vete unë kam ditë për më gjetë pjesë “të keqe në këtë festival”. Unë e ndjeva veten shumë mirë në këtë festival, dhe e kam ndjekur me vëmëndje të madhe. Më gëzoj fakti që juria me objektivitet, ka dhënë çmimin e parë për Grupin e Djemeve të Këlmendit, mbasi për vite të tëra, ky grup, sjell para spektatorve gjithnjë diçka të re.”
Anxhelina Nika, pasi ka dalluar se këtë radhë kemi sjell edhe një grup të ri, atë të Patersonit, nga Nju Xhersi, vrenë se edhe grupet e tjera erdhën në këtë festival me shumë këngë , valle e melodi të reja. Si edhe këngëtar të rinjë pati më shumë. Grupi që unë drejtojë , Grupi Rozafa, kësaj radhe i dha një preformancë të re festivalit, më dy valle popullore të Shqipërisë së Mesme. Besojë se në të ardhmen do të kemi edhe më shumë gjera të reja në festival, pasi ky është një “rrguëtim” i madh i kulturës sonë këtu përtej Oqeanit.
Dom Anton Kçira ambasador i kulturës dhe i çështjes kombëtare, i cili njihet për angazhimin e tij në të mirë të çështjes kombëtare njihet edhe si ambasador i denjë i kulturës sonë dhe i çështjes sonë në përgjithësi. Ai padyshim që është dhe kleriku që i shkëlqen arsimimi i tij klasik dhe oratoria kulminante që e karakterizon si një klerik shqiptar, por edhe me një kulturë me rrënjë, thjeshtë kombëtare. Dom Anton Kçira, është ai i cili njihet si ruajtës i denjë i kontinuitetit të traditës dhe udhërrëfyes në përhapjen e fesë dhe të demokracisë, në të gjitha viset shqiptare.
Dom Anton Kçira, së bashku me grupin e Kishës Katolike Shën Palit të Detroitit, ka udhëtuar me mijra kilomtetra, që të vijë e të marrë pjesë në Festivalin e 19-të, Shqiptarë në Nju Jork. Ai nuk e fshehë kënaqësin e tij për të ndjekur, për të disatën herë këtë festival – këtu në Nju Jork. “Ky, tha ai është një gëzim i madh – sidomos, për rinin shqiptare në SHBA-ës, një ngjarje e madhe kulturore, kjo që nuk do të harrohet kurrë, pasi këta fëmijë megjithse të lindur e të rritur këtu, por “si zogjtë e pranverës këndojnë e kërcejnë, kaq bukur vetëm shqip”. Kjo nuk gëzon vetëm ata e prindërit e tyre, por, edhe ne na mbush me shumë gëzim kur vimë e shohim edhe prej së largu këtë festival kaq të bukur që organizon Kisha Katolike Zja E Shkodrës, me famulitarin e saj Dom Pjetër Popaj. “Ndaj, tha ai ky festival, mendojë se është një nevojë e komunitetit shqiptarë në Amerikë.”
Meshtari Dom Anton Kçira famullitari i Kisha e Shën Palit, ishte edhe pak kritik, për organizatorin kur tha se ” Nuk ka qenë e nevojshme të bashkëngjinteshin dy grupet së bashku, ai Bashkimit Kombëtar me Grupin e këngëve e Valleve Gjergj Kastrioti të Kishës Katolike Shën Pali në Detroit. Gjithësesi, më lejo të vë në pah se nga festivali në festival, organizatori i saj Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, ka bërë një përparim të jashtëzakonëshëm. Për mua nota e këtij festivali është e “Shkëlqyeshme!”
Drjetori artistik i këtij festivali, këngëtari i mirënjohur tropojan Gëzim Nika, është tepër etuziast, pas mbylljes së këtij festvali, sepse, ky festival sipas tij ia arriti qëllimit dhe ishte një ngjarje e madhe kulturore e komunitetit. “Kam pasë rastin të marrë pjesë, në 10 festivalet e fundit, tha ai dhe në festivale e koncerte të tjera që organizon komuniti shqiptarë, por kam vrejtur se ky festival sa po vjen e po shënon rritje në të gjitha aspektet. Pra, sipas Nikës, Festivali i 19-të, Shqiptarë, ishte ngritja më e madhe dhe u sigurojë që festivali i 20-të, do të jetë edhe më i madh dhe më i bukur.” Do të ketë një larmi më të madhe të veshjeve, dhe këngëve nga të gjitha trevat shqiptare, dhe do të punojmë të sigurojmë sa më shumë grupe pjesëmarrëse. Festivali i 19-të, ishte festivali i bashkimit të Kombit Shqiptarë, në një natë dhe në një skenë të vetme.