Festivali i parë ndërkombëtar i krijimtarisë burimore Tuz – Mali i Zi 2009

Të shtunën më 14.11.2009 në QKI-Malësia u mbajt Festivali i parë ndërkombëtar i krijimtarisë burimore Tuz – Mali i Zi 2009

Me gjithë se u organizua për të parën herë në këtë mënyrë ju arrit qellimi, për arsye se përmblodhi interpretoaktor të shkëlqyer të krijimtarisë burimore, muzikore dhe forklorike të shqiptarve të Malit Zi si dhe nga krye treva e Malit të Zi dhe Rajoni se patëm edhe 3/4 shoqëri mysafirë jasht Malit të Zi, ku mund të dallojmë lahutarin me famë ndërkombëtare Jonuz Delaj nga Shkodra.

Në program muarën pjesë më se 20 Shoqëri Kulturo Artistike nga vëndet e ndryshme të MZ, kurse nga Malësia ishin Sh.K.A Besa nga Trieshi ku mori pjesë me një orkestrale burimore të udhëhequr nga Mark Prenkoçaj dhe një potpuri këngësh nga Malësia të interpretuara nga këngëtaret Amanda dhe Vera Ujkaj.
Sh.K.A Lirija nga Mileshi mori pjesë me Vallën në Shpata si dhe Vallën e Vuthit.
Sh.K.A Gruda mori pjesë me Kërcimin e Logut, si dhe Sh.K.A Ramadan Sharkiq shfaqi programin Motivet e dazmës Tuzit.

Kurse para shfaqjes së programit në koridorin e QKI – Malësia ishin koalicioni Etno forklorik i Shtjefën Ivezaj si dhe shfaqja e rrobëve kombëtare e Rv Rakoçeviq – Bjelo Pole.

Koreogarfi i licencuar i Sh.K.A Besa Shtjefën Ujkaj, anëtar i këshillit drejtuas të lidhje së Ansambleve Forklorike të MZ si dhe anëtar i këshillit Organizativ.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE