Top Medeleja Tika Ivezaj – e katërta e sfilatës Viktoria Sekret's

Edhe Top Modele shqiptare ne konkrimin e firmes konkursi “Viktoria Sekret’s

NEW YORK CITY : Nata e fundit në CBS, e sfilatës “Viktoria Sekret’s”, sipas revistave rozë të Nju Jorkut, thuhet se është mbajtur në mënyrë fenomenale, që 10 vajzat me Top Modele në Amerikë, të tregojnë me paraqitjet e tyre, bukuritë me veshjet të brendshme. Ndër vajzat Top Modele mund të shihet zbulimin e tyre në ndërresat, që përfshijnë Top Modele të tilla si: Tika Ivezaj, Miranda Kerr, Selita Ebanks, Behati Prinsloo, Sessilee Lopez, Doutzen Kroes, Alessandra Ambrosio, Izabel Goulart, Rosie Huntington-Whiteley, Chanel Iman, dhe Liu Wen.
Si përfundim fituese e konkurimit në CBS – të veshjeve të firmës më të njohur dhe më të frekuntuar prej femrave në botë, industrisë “Victoria Sekret’s”, është Kylie Bisutti 19 vjeçe. Ajo është banore e Simi Valley në Kaliforni. Kjo zonjë udhëheqëse, fituese, e kësaj “aventure” që zgjati një vitë dhe e ka edicionin e saj të 15’të,, është e gjatë 5’10 ” inch, dhe gëzon një formë të shkëlqyer sportive, sidomos për hedhjet nga trapolina – zhytjet nga lartësitë.

Për herë të parë ajo në moshën 16 vjeçare, mori një udhëtim në Japoni për të ndjekur konkursin e modelimit. Ambicia e saj është që të tregojë se vajzat(femrat) mund të jenë të rehatshme në se kanë lëkurën e tyre tërheqëse deri tek veshjet imtime. “Bukuria e saj e fshehtë është që ajo pëlqen të vallëzojë si “çmendur” kur askush nuk është duke e shikuar” shkruan sot revista rozë e editorit Adam Moss – LOOK-LOOK magazine New York.
Në konkursin “2009 Runway Model Viktoria Secret’s, Angel”, ku fituese është Kylie Bisutti, është bërë një udhëtim, i gjatë për një vitë, ku vajzat ishin duke shpresuar për të gjetur më të bukurën në një turmë prej 10.000 vajzash nga e gjithë Amerika, që mund të plotësojnë kriteret e tyre. “2009 Runway Model Viktoria Secret Angel” kërkonte vajzat(femrat) mes moshave 18 dhe 30 vjeç, lartësi nga 5.5 e 5’8 e më shumë, të zhveshura me rroba të brendeshme (veshje imtime). Përzgjedhjet e mbajtën në Miami, Los Angeles, Chicago, dhe finalja mbrëmë në New York City. Top 10 finalistët ishin zgjedhur dhe dërguan për të konkuruar në sfilatën e fundit në ” Angel Boot Camp”.

Kush është Top Medeleja Tika Ivezaj – Camaj ?

Modelja shqiptare nga Mali i Zi, Tika Ivezaj – Camaj, ishte mbrëmë në Nju Jork, në mesin e 10 vajzave më “top Modele” në SHBA-ës, për t’u bërë ndoshta edhe ajo fituese e konkursit të firmës së famëshme të rrobave të brendeshme të femrave “Victoria Secret’s”. Tika Ivezaj ishte mbrëmë shumë afër të jetë ajo njëra prej bukuroshëve që mund të fitonte kurorën e top modeles të Victoria’s Secret. Ajo u pas një konkurrence shumë të fortë, zuri vendin e katërt dhe u largua nga finalja e cila u fitua nga Kylie Bisutti 19 vjeçe nga Simi Valley e Kalifornisë.
Tika Ivezaj – Camaj , 25 vjeçe 6.61 e gjatë, e cila jeton në Detroit, thotë për revistat rozë në Shqipëri se momentalisht punon si modele kurse ajo është duke ndjekur edhe shkollën për stiliste “Fashion designer”, në të cilën jam part time.

Ajo ka treguar se edhe për cilat firma të njohura botërore ke sfiluar? Kam sfiluar për kreatorë të ndryshëm si psh: Naeem Khan, Etro, D&G , Gucci, Pamela Roland, Ed. Harde, Jenifer Lopez, House of dereon, Beyonce, Just Cavali, Oscar dela rente, Chanel, Carolina Herea, Jimmy Choo, Shim Inoftur, Red Carter, Vix, Poco Pana, po ashtu kam reklamuar edhe hapjen e saloneve të ndryshme të veturave: Ferrari, Lamborghini, Audi, Ford, Benz etj, ndërkohë që kam qenë pjesë e disa magazinave të ndryshme amerikane që dmth kam punuar në Amerikë në përgjithësi në New York, Miami, LA, Chicago, Michigan etj, por duke mos anashkaluar edhe Gjermaninë, Hawai, Parisin etj.
Ndër sukseset e saj më të mëdha sipas saj janë sfilimi me veshjet e “Victoria ’s Secret”. Por, ajo pohon se “jam shumë e lumtur në jetën time deri më tani, si në karrierën time po ashtu me gjithçka që më është ofruar në jetë, çdo sukses i imi ka vlerën e vet, të punosh si modele në një shtet kaq të madh nuk është pak, e konsideroj veten me fat dhe ja ku jam tash.” Ajo ka përfunduar duke thënë se Mark Babi Ivezaj, për Tikën, është perfekt dhe njeriu që ajo do më shumë.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE