Viktima e parë e gripit të derrit në Mal të Zi, vdes 65-vjeçari

Në Mal të Zi u regjistrua rasti i parë i vdekjes nga gripi i derrit A (H1N1). Lajmi është konfirmuar nga Instituti malazez i Shëndetit Publik.
Sipas burimeve zyrtare, një 65-vjeçar nga Podgorica u shtrua në spital me vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë.
Ai u paraqit të hënën, ndërsa u diagnostikua më pas infeksion i rëndë në mushkëri.
Njoftohet se pacienti, edhe pse u është vendosur nën një kujdes intensiv, humbi jetën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në Malin e Zi janë regjistruar 14 raste të reja të të infektuarve nga ky lloj gripi ndërkohë janë konfirmuar 92 raste personash që mbartin virusin A/H1N1.

KOMENTOJE