“Forca” inicoi që Dita e Flamurit të jetë festë shtetërore për shqiptarët në Mal të Zi

“Një veprim i tillë nuk ka dilemë së do të dëshmonte kapacitetin demokratik të strukturave shtetërore të Malit të Zi dhe do të ishte në favor të barazisë nacionale e qytetare të pjesëtarëve të popujve të ndryshëm në këtë mjedis multinacional”, tha funksionari i lartë i Forcës së Re Demokratike – Forca, dr. Nail Draga.

Forca e Re Demokratike – Forca në konferencën e djeshme për shtyp inicoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festa në Mal të Zi. Funksionari i lartë i kësaj parti dr. Nail Draga theksoi se në këtë kategori do të bënte pjesë edhe Festa kombëtare e shqiptarëve- 28 Nëntori -Dita e Flamurit dhe shtoi se kjo festë për pjesëtarët e popullit shqiptar në Mal të Zi do të ishte ditë pushimi, sikurse festat tjera shtetërore dhe ato fetare, kurse në mënyrë analoge do të veprohej edhe me festat e pjesëtarëve të tjerë të popujve pakicë në këtë mjedis, nëse ata inicojnë një çështje të tillë. Kjo iniciativë do t’i drejtohet Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të pakicave”, u shpreh Draga. Shembull pozitiv i kësaj natyre,shtoi Draga, mund të shërbej Republika e Maqedonisë e cila festat dhe datat e shënuara nga historia e popullit shqiptar i ka fiksuar si festa shtetërore për pjesëtaret e popullit shqiptar ne ketë mjedis. Sipas Dragës një veprim i tillë nuk ka dilemë së do të dëshmonte kapacitetin demokratik të strukturave shtetërore të Malit të Zi dhe do të ishte në favor të barazisë nacionale e qytetare të pjesëtarëve të popujve të ndryshëm në këtë mjedis multinacional. “Opinioni i gjerë është i informuar se nga vendosja e pluralizmit politik nga viti 1990 e më pas shqiptarët në Mal të Zi kremtojnë Festën kombëtare Ditën e Flamurit-28 Nëntorin. Duke marrë parasysh se Mali i Zi është shtet multinacional dhe multikulturor edhe në Kushtetutën e Malit të Zi në nenin 79 në mes tjerash ceket së për pakicat nacionale është i lejuar përdorimi i simboleve kombëtare dhe i shënimit të festave kombëtare”, tha Draga

Gjekë Gjonaj, Ulqin

KOMENTOJE