Ne te gjithe vendin jane marre masa te jashtezakoneshme per noramalizimin e situates
NEW YORK CITY : Stuhi dhe debore historike ne gjithe territorin e bregut lindor dhe verilindje te SHBA-es. Debora e cila ka mbuluar me nje shtrese te bardhe, gjithe kete territor, filloje papushuar, dje pas dite, ra gjate gjithe naten, dhe vende vende, vazhdon te bjere edhe sot. Ndersa meterologet parashikojne se do te bjere dhe sonte.
Debora me e madhe eshte regjistruar ne jug te zones qe quhet New England, ku ne shume zona te saj mund te shohish trashesine e saj nga tre inç deri ne gjashte inç. New England, e cila bene pjese ne bregun verilindor, te SHBA-es, perfshine ne pjesen me te madhe, te tij Cape Cod, ishujt (Marta s Vineyard dhe Nantucket), dhe zonat rurale te Bostonit. Banoret e ketyre zonave u gdhine te mbuluar nga shtresa e debores, e cila arrin nga kater deri tek tete inç. Shpejtesia e eres ishte mbi 40 milje ne ore, e njejte me ate ne Europe – Angli e disa vende te tjera.
Ererat e hazdisura do te vazhdojne edhe ne zonat ku nuk ra debore dje dhe gjate mbremejes, nates dhe ne fillim te ketij mengjes. Megjithese bie debore dhe ka erera te stuhisheme, ne SHBA-es, nuk ka te pakten asnjehere bllokim te trafikut te automjeteve. Rruget jane te gjitha te kalueshme, por me veshtersi. Per udhetaret me aeroplane, ka vonesa serioze dhe mund te priten ndryshime orareve te ulejve dhe ngritjes se avioneve te udhetareve, dhe ndonje pezullim fluturimi.
Debora me shume se dy kembe ka rene edhe ne pjese veriore te Virxhinias, kryesisht ne zonat e metros se Uashington DC. Ne aeroportin nderkombetar “Ronald Reagan National Airport” ne Uashington trashesia e debores arriti deri ne 16,4 inç, vetem ne mengjes. Kjo debore, e kombinuar me stuhi e ben kete dhjetor rekord ne Uashington, DC, dhe ne Filadelfia, ku trashesia e debores kapi shifrat rekord deri 22,5 inç. Ndersa, 9,9 inç trashesia e debores, u raportua ne Central Park ne New York City, diten e diel ne mengjesl.
Parashikimi sionoptik njujorkez, njoftoi, se temperaturat e ulta, priten pas kesaj debore ne dite ne vazhdim. Shumica e vendeve te bregut lindor dhe verilindor te SHBA-es, mund te presin qe temperaturat e ulta te arrije te pakten, dhjete grade me poshte nga mesataret sezonale.
Stuhit e debores neper pjeset e qytetit, te Nju Jorkut, kane shkaktuar vonesa te shumta dhe bllokimin e trenave te nendheshem, autobuset e linjave urbane e tjere. Qyteti ka anuluar tashme parkimin alternativ ne te pese qytet lagjet e saj – ne pergatitje per nje stuhi, me te madhe, disa shkolla sot qendrojne te mbyllyra.
Nderkohe, Departamenti i Mirembajtjes dhe pastrimit te Rrugeve, thote se mund te perballoje çfaredo veshtersie edhe ne se gjendja perkeqesohet, edhe me shume ata vazhdojne te pastrojne te gjitha rruget, duke hedhur kripe e vende vende duke shkrire deboren me mjetet e motorizuara.
Qyteti ka ne dispozicion per kete sesion 200.000 ton kripe, se bashku me 1.500 automjete te renda qe pastrojne me “thika” te gjitha rruget e qytetit, si dhe kane 365 atomjete kripe-shperndarese . Departamenti i Mirembajtjes dhe Pastrimit te Rrugeve ne Nju Jork, thote se ka vene ne levizje 24 ore rreth 4.500 punetore dhe ne gatishmeri jane nje numer i pa perkufizuar puntoresh qe presin urdherin.
“Ju e dini ne kemi nje kontigjent punetoresh jashtezakonishte te mire, per te perballuar situata te tilla . Ekipet tona te punetorve te mirembajtjes dhe pastrimit te rrugeve, jane te trajnuar gjate gjithe sezonit te vjeshtes, dhe ne ndjehemi , se jemi ne gjendje te mire dhe te gatshme per te perballuar me sukses kete stuhi dhe debore”, tha komisioneri i qytetit per Departamentin e Mirembajtjes dhe Pastrimit te Rrugeve, John Doherty.
“Ne kemi furnizime adekuate me kripeguri, te clen e kemi ne fokus sigurisht, per t’a hedhur keto dite ne autostradat dhe rruget e linjave te autobuseve te linjave urbane dhe nderurbane sidhe per rruget sekondare te lagjeve te pese qyteteve,” tha Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg.
Nderkohe, Autoriteti Portual dhe ai i Autoritetit Metropolitan Transportit jane duke punuar per ta bere me te lehte, pasrtimin e rrugeve, per njerezit qe levizin nga brenda dhe jashte qytetit, si dhe rreth tij, gjate stuhise.
Autoriteti Portual thote se ka mbi 100 mije ton kripe dhe rere ne dispozicion e per t’u marre me kushtet normale ne aeroportet e te gjithe zones, Nju Xheri dhe Nju Jork. Aeroportet jane pajisur me qindra mijera hektrolitralengje kimikate, dhe anti-kimikate te lengshme, qe parandalojne ngrirjen e debores dhe shkrijne menjehere akullin ne krahet dhe pisten e avioneve.
Pavaresisht nga pergatitjet dhe menyra sesi po punohet, ne pista, dhe larjen e avioneve me lemgje dhe uje te ngrohte para nisjes, ka vonesa dhe po raportohet se shumica e aeroporteve te medha JFK, LaGuardia dhe Newark, kane anuluar shume ulje dhe ngritje avionesh. Udhetaret jane keshilluar qe te ruajne qetesine ne aeroport dhe te presin.Deri tashti, ne Nju Jork, tha policia eshte raportuar vete nje aksident me vdekje.
BEQIR SINA, New York