Shqipëria, më shumë vëmendje për pakicat jashtë kufijve

Pas pavarësisë se Kosovës, kauza tjetër e Tiranës zyrtare duhet të jetë mbrojtja e interesave të shqiptarëve të Malit të Zi. Ferhat Dinosha, ministër i Pakicave Kombëtare në shtetin fqinj dhe njëkohësisht kreu i Unionit Demokratik të, kërkon që politikëbëresit e shtetit amë të drejtojnë sytë nga pakicat jashtë kufirit.
“Shqiptarët kanë pasur pauzë më të rëndësishme se çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi, por kur tani që dhe çështja e Kosovës ka marrë të mbarën, mendoj se shteti ynë amë, Shqipëria ka detyrë të sillet ashti siç sillen shtetet demokratike ndaj pakicave të veta jashtë kufijve të veta administrativë”, tha Dinosha.

Shqiptarët përbëjnë 7% të popullsisë në Mal të Zi dhe janë të përfaqësuar në Parlament me 5 deputetë, por shumë më e vogël është prania e tyre në institucione. Rënia e regjimit komunist risolli në skenë një tjetër problem, atë të pronësisë ku shqiptarët rrezikojnë të humbin të drejta e tyre.

“Kjo sipërfaqe sot ende figuron si e shtetit, por nesër mund të privatizohet dhe nuk kemi shqiptar të cilët do të kishin dokumente që mbulojnë pronësinë. Kështu që vështirë se do t’ia dalim që kjo pjesë e cila dihet se ka qenë shqiptare do të vazhdojë të jetë terren shqiptar, por jo edhe pronë private e shqiptarëve”, nënvizoi Dinosha.

Por përveç neglizhencës, sipas Dinoshës, përplasja e fortë politike e momentit në Tiranë, reflekton negativisht dhe në situatën e shqiptarëve të Malit të Zi. /alsat/

KOMENTOJE