Homazhe me rastin e vdekjës së artistit Sali Mani në teatrin Migjeni në Shkodër

Kultura shqiptare ka humbur artistin, Malësia e Madhe rapsodin, shokët dhe miqtë e Saliut njeriun e mirë dhe familja të dashurin e zemrës.

Më 29 dhjetor vdiq nga një sëmundje e rëndë rapsodi i njohur Sali Mani. Ai ishte 65 vjeç.
Sali Mani ishte autori dhe interpretuesi me çifteli i këngëve popullore, ai i këndoi për disa dekada Malësisë, bukurive mahnitëse të kësaj krahine, patriotizmit të shqiptarëve dhe lirisë së Kosovës.

Sali Mani e filloi aktivitetin artistik në vendlindjen e tij, Reç, pastaj e vazhdoi atë në Kelmend, Dukagjin dhe Koplik, ku u bë i njohur si artist i merituar. Ai mori pjesë në shumë aktivitete artistike lokale dhe kombëtare, duke e përfaqësar me dinjitet folklorin e krahinës së Malësisë.

Pas rënies së komunizimit në Shqipëri, në vitet ’90, Sali Mani emigroi me familjen: gruan, vajzën dhe dy djemtë, në Shtetet e Bashkuara. Edhe gjatë viteve që jetoi në emigracion ai mbeti një njeri shumë aktiv dhe patriot, që ja kushtoi artin e tij komunitetit të shqiptarëve të Michiganit. /VOA/

nga Halit Bogaj

Më 29 dhjetor të vitit që lamë pas , në Detroit të SHBA-ve, vdiq rapsodi ynë i madh Sali Mani, me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë e gjatë kohore e këngës dhe muzikës madhështore shqiptare.Rapsodi Sali Mani me këngët e tij të ëmbla ishte përherë prezent në Kosovë.Edhe atëherë kur e kishim të ndaluar dhe shkohej në burg edhe për një këngë të dëgjuar nga Shqipëria,me vite të tëra ishim mësuar ta përjetonim zërin e rapsodit tonë të dashur Sali Mani, i cili në mënyrë të njejtë dhe me dashuri shumë të madhe këndonte për të gjithë bashkëatdhetarët e tij jashtë atdheut.Ai kishte hyrë në zemrat tona dhe ishte bërë përherë pjesë e pandarë e tyre, duke mbetur njëri ndër personalitetet më të çmuara të artit të bukur muzikor.Kur Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqipe vinte për vizitë në Kosovë, një vend nderi i përkiste edhe Sali Manit , kënga e të cilit e ndezte flakë çdo zemër shqiptare të këtij nënqielli.

Të gjithë e dimë se me çfarë pasioni të thellë i këndonte dy këngët e tij kushtuar Kosovës’’Moj e mira e bregut t’Cemit’’dhe’’Oj Kosovë hej tungjatëjeta’’të cilat me fuqinë e tyre të brendshme dhe aftësinë interpretuese të këngëtarit tonë të mirënjohur na përvetësuan për jetë dhe na mallëngjejnë sa herë i dëgjojmë. /Portali Zemra Shqiptare/

Amaneti i Sali Manit para vdekjës së tijë:

Dua zemrën ta qetsoj, dua shpirtin ta pushoj, kta t’dy eshtën dua me i lanë në Shqipëri në tokën nënë.
..dhe u vorrua në Boriq të madh, Koplik – Malësia e Madhe.

Me këtë rast të vorrimit ndjerit Sali Mani kanë ardhur enkas nga Amerika edhe një grup malësorësh si Dedë Dedvukaj, Kolë Gojçaj, Kolë dhe Hanë Nikprelaj dhe Luigj Gjokaj.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO