Po të marrim parasysh rezultatet e nxjerra nga sondazhi “Cilësia e Jetës”, botuar nga revista prestigjioze amerikane Index International Living, atëherë mund të konkludojmë pa frikë se ka ardhur koha të shohim : “Albanian Dreams – Ëndrra Shqiptare”, e cila, ka “eskaluar” jashtë çfarëdo parashikimi, dhe ka hedhur për tokë gojë keqët.
WASHINGTON D.C: Shqipëria, për herë të parë, prej se kur ka filluar të bëhet ky klasifikim ndërkombëtar, është ngritur në listën e vendeve më të mira në botë për të jetuar – Ajo renditet sot në vendin e 62-të, duke lënë prapa vende të tilla si Turqia, Singapori, Kina, Bosnja, Ukraina, Porto Riko, Paraguai, India, e shumë vende të tjera të renditura në këtë listë, e cila përfshinë 194 vende te botes. Madje Shqipëria, është edhe shumë më mirë për t’u jetuar, se sa vendet e tjera të Ballkanit, si : Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe të tjera.
Shqipëria klasifikohet në krye të këtij sondazhit, për vendin që vetëm në pesë vitet e fundit ajo ka fituar më shumë se 50 vende më poshtë.Prej nga e 120-ta, që ishte në kohën kur drejtimin e vendit e mori në zgjedhjet e vitit 2005, Kryeministri i vendit Sali Berisha. I cili, sipas ekspertëve të këtyre argumenteve, që nxjerr sondazhi i International Living, ka të bëjë me rezultatet e shkëlqyera, që arrti qeveria Berisha, në luftën kundra korrupsionit, trafiqeve të qenieve njerëzore, drogës e krimit te organizuar. Në Shqipëri, sot, kostoja e jetesës gjithashtu është rritur gjatë këtyre pesë vjetëve, si edhe është rritur dukshem edhe niveli ndërkombëtar i rrugëve kryesore të vendit e asfaltimi i tyre.
Raporti i titulluar: “Cilësia e Jetës” botuar nga Index International Living , revistë kjo që boton këtë sondazh, për 30- të me rradh, është sondazhi më prestigjioz në Botë. Revista shkruan, sa që në disa raste, këtij sondazhi i është referuar në debatet e tyre parlamentare edhe Parlamenti i Britanisë së Madhe, Kongresi dhe Senati i SHBA-ës, dhe përfaqësuesit e vendeve të tyre parlamenti në Francë, Bundestagu në Gjermani, Parlamenti në Itali, Belgjikë, Australi, Japoni dhe Brazil.
Pasi sipas këtij sondazhi në tërësi, janë të anketuara të 194 vendet e rruzullit tokësorë, dhe janë marrë për bazë, raportet e disa institucioneve më të njohura ndërkombëtare, si per shembull OKB-ja, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Transparence International, Interpoli, dhe raportet e qeverisë së SHBA-ë, për lirinë e fjalës , fesë dhe të drejtat e njeriut.
Sondazhi i “Cilësia e Jetës” botuar nga revista prestigjioze amerikane Index International Living , është i bazuar në nëntë kriteret më themelore, duke përfshirë ketu koston e jetesës, kulturën, kohën e lirë, çështjet e mjedisit, sigurisë, të ardhurave, rrugëve – infrastrukturës, krimit, drogës e prostitucionit, dhe lirinë e levizjes se njerëzve, shtypit dhe fesë dhe fjalës se lire,.
Shqipëria, në këtë pasqyrim i a kalon edhe disa vendeve ish-komuniste, ku papunësia është ende plot probleme. Vende keto që konsiderohen si vende më të mirë, për të zgjedhur edhe qeveritë e tyre, padyshim nëse ata bëjnë më shumë për njerëzit e tyre, qe ata të përfitojnë me shume per një jetë më të mirë.
Sondazhi i “Cilësia e Jetës”, i botuar nga Index International Living , sipas rezultateve që ka nxjerrë për Shqipërinë, thotë, se shqiptarët, këto pesë vitet e fundit po i gëzojnë më shumë se çdo herë tjetër, plazhet e Rivierës së Jonit, detit Adriatik dhe liqeneve e lumenjve. Ka filluar atje të zhvillohet edhe turizmi i bredshem dhe i jashtem, sidomos në vendpushimet e skive alpine, qe ka qene i virgjer deri tash, natyrisht për atë që e dëshirojnë këtë llojë “bujtje”, si nje “shërbimi shëndetësor më të mirë në botë”. Klima ne Shqiperi, eshte shume me e mire se ne Zvicer, Itali e Gjermani.
Orët e punës sot në këto pesë vitet e fundit, për disa dikastere shtetërore si arsimi, policia dhe ruajtja e rendit, janë shumë më të larta se ato të vendeve fqinjë të. Pensionet janë rritur dhe do të rriten deri në 15 për qind këtë vit.
Pasqyra vlerësuese që kjo revistë ka paraqitur në web- faqen e saj zyrtare, për Shqipërinë, që renditet në pozicionin e gjashtëdhjetedytë, jep këtë vlerësim: shpenzimet e jetesës 60, kultura dhe koha e lirë 61, ekonomia 45, ambienti 74, liria 67, shëndeti 74, infrastruktura 36, siguria 71 dhe kushtet klimatike 89 pikë, duke grumbulluar rezultatin përfundimtar me 63 pikë në këtë renditje.
BEQIR SINA, New York