Kosova, 200 mijë euro ndihmë fillestare për Shqipërinë

Permbytjet, NATO i vjen ne ndihme Shqiperise

Qeveria e Kosovës ka ndarë të shtunën 200 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë, për të përballur vërshimet që kanë përfshirë veriun e këtij vendi.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kjo është vetëm ndihmë fillestare, por se institucioni që drejton do të jetë i gatshëm për ndihma edhe më të mëdha, varësisht nga situata, kushtet dhe rrethanat e reja që mund të krijohen.

Po kështu, janë dhënë autorizime për të nisur për në Shqipëri pjesëtarë shtesë të Forcës së Sigurisë dhe ekipe të zjarrfikësve, si dhe u është bërë ftesë autoriteteve komunale dhe gjithë popullit për t’u mobilizuar që t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
“E kemi përcjellë me vëmendjen më të madhe çështjen e vërshimeve në Shqipëri, kemi shprehur dhe shprehim edhe sot gatishmërinë tonë si gjithmonë për ndihmë dhe solidaritet. Kemi zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë e Shqipërisë dhe janë ndërmarrë masa në dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe grupe të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët tashmë janë atje”, ka njoftuar kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe potencialet që janë në dispozicion, dhe që në koordinim edhe me autoritetet ndërkombëtare, të shfrytëzohet kapaciteti më profesional i mundshëm edhe njerëzor, por edhe teknik, për të qenë më afër qytetarëve atje dhe më afër angazhimeve për tejkalimin e kësaj gjendjeje. /Telegrafi/

Përmbytjet, Gjakova hap dyert për shkodranët

GJAKOVE- Me nismën e një grupi të qytetarëve të Gjakovës, ky qytet ka ofruar mikpritje për 200 familje të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se grupi i qytetarëve që ndërmori këtë nismë, por edhe i gjithë qyteti, është i gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën e mundshme për rajonet e goditura në veri të Shqipërisë.
Dje, komuna e Gjakovës kontribuoi me 10 mijë euro për të goditurit nga përmbytjet në Shkodër.

Permbytjet, NATO i vjen ne ndihme Shqiperise

Aleanca e Atlantikut te Veriut ka vendosur t’i vije ne ndihme Shqiperise, per te perballuar emergjencat qe vijne si pasoje e permbytjeve. Keshtu, vendet anetare kane nisur mjete per evakuimin e banoreve qe jane ende ne shtepite e tyre, si dhe ekipe mbeshtetese. Gjithashtu, ato kane siguruar ushqime dhe medikamente per banoret e prekur nga katastrofa. Nderkohe, Ministria e Puneve te Brendshme ben te ditur se po vijon kontaktet me vende te tjera per te siguruar ndihma te metejshme.

KOMENTOJE