Në Tuz dhe krejt Malësi mbledhen ndihma për të ndihmuar banorët e qarkut të Shkodrës, të prekur nga përmbytjet

Sot, të martën (12 janar) nën organizimin e studenteve nga Malësia, të cilet studiojnë në Universitetin e Shkodrës u organizua mbledhje të ndihmave për të prekurit nga përbytjet në qarkun e Shkodrës. Ata gjatë gjithë ditës shkuan shpi për shpi për të kërkuar nga banorët e Malësisë ndihma sipas mundësive që ata kishin. Gjithashtu, në qëndër të Tuzit disa studente kishin vëndosur një kuti, që kalimtarët të cilët kishin mundësi të kontribojnë me aq sa kanë mundësi. Sipas njoftimit të studentëve, për shkak të transparencës dhe korrektësisë ata do të shpallin shumën dhe emrat e kontribuesve nëpërmes mediave, shuma e cila do të ju dorzohet shtabit të krijuar për këtë rast në Shkodër. Sado që ky kontribut të jetë simbolik, kjo që studentët Malësorë ndërmarren është për çdo lëvdatë. /Malësia.Org/

KOMENTOJE