U vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës

Mali i Zi dhe Kosova sot vendosën sot marrëdhënie diplomatike me shkëmbimin e letrave të ministrave të punëve të jashtme, Milan Roqen dhe Skender Hyseni, u u bë e ditru në Podgoricë. Roqen në letrën e tij thekson se ndan plotësisht mendimin e kolegut të tij që marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës kanë një perspektivë të mirë, njoftohet ga Qeveria malazeze. Gjithashtu Roqen theksoi se Mali i Zi çmon shumë që Hyseni në letrën e tij thekson se autoritett e Republikës së Kosovës kanë mirëkuptim për nevojat e pjesëtarëve të komunitetit malazez dhe shprehu pritjet që pozita e tyre do të zgjidhet në një bazë të përhershme në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, njëkohësisht me përgatitjet për shkëbimin e personelit diplomatik. PO ashtu Roqen theksoi se kjo do t’i kontribuojë mirëkuptimit më të mirë të ndërsjellë dhe respektimit tradicional të cilin e kultivojnë popujt tanë miq, në interes të së mirës së përbashkët, forcimit të stabilitetit rajonal dhe arritjes sa më të shpejtë të synimeve të përbashkta evropiane dhe eurotlantike. Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën vendosen në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për njohjen e Republikës së Kosovës të 9 tetorit të vitit 2008, theksohet në komunikatën e qeverisë malazeze./QIK/

Vujanovic: Ambasadorët kur Kosova të njohë pakicën malazeze
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic tha se nuk do t’i nënshkruajë aktet për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën, deri sa bashkësisë malazeze në Kosovë t’i njihet statusi i pakicës, dhe të përfaqësohet në pushtetin në Kosovë.
“Unë gjithsesi nuk do t’i nënshkruaj aktet e shkëmbimit të ambasadorëve derisa bashkësia nacionale malazeze të pranohet qartë si pakicë, dhe t’i sigurohet përfaqësim autentik në pushtetin e Kosovës”, ka thënë Vujanovic. /REL/

KOMENTOJE