Tuz, Malësi 25 janar – Gjon Camaj dhe Toni Gjokaj sot do t’i dorëzohen gjyqtarit hetues i Gjykatës së Lartë të Podgoricës Radomir Ivanoviq, me dyshimin se kanë marrë pjesë në të shtëna me armë zjarri, që ndodhi dy ditë më parë në Tuz. ku mbetën të plagosur dy persona. Të dy personat gjendën në gjëndje stabile jashtë rrezikut për jetë.
Camaj dhe Gjokaj ngarkohen me akuzen penale për tëntim vrasjeje.
Në bar-restorantin Verdi në Tuz, dy të plagosur
Sherri në mes Gjon Camaj (32) dhe Toni Gjokaj (22) përfundoi me të shtëna armësh dhe plagosjen e dy vetave.
Tuz, Malësi 24 janar – Sipas burimeve të gazetave të përditshme malazeze (Vijesti, Pobjeda dhe Dan) dje, të shtunën, rreth orës 15 sherri ja filloi ndërmjet Gjon Camaj, pronari i bar-restorantit Verdi në njëren anë dhe Toni Gjokaj dhe disa persona tjerë, në tjetren anë.
Sherri ja filloi brenda lokalit Verdi, ku pastaj T. Gjokaj e goditi në kokë disa herë me një mjet metali Gj. Camajn ku i shkaktoi lëndime të lehta.
Camaj, menjëherë del nga lokali dhe shkon në shtëpi për të marr pistoletën kalibër 9,22 mm. Posa kthehet, në afërsi të lokalit Verdi, aty e pret Gjokaj dhe shtjen në drejtim të Camaj me pistoletë kalibër 7,65mm, por pa e qëlluar atë.
Nga të shtënat e Camajt, plagosët Toni Gjokaj dhe Anton Nicaj i cili nuk ishte pjesëmarrës i këtij sherri, por gjendej aty rastësisht.
Gjokaj dhe Nicaj shpejt u dërguan në Qendrën Klinike të Podgoricës ku po mjekohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Camaj u arrestua shumë shpejt mbas ngjarjes dhe kundër tij do të ngritët akuza për tentativë vrasjeje. E njëjta akuzë do të ngritët edhe për Gjokajn i cili gjendet në spital për mjekim, por në mbikëqyrjen e policisë, njofton policia për mediet malazeze.
Camaj dhe Gjokaj, jo-zyrtarisht njoftojnë mediet se ishin në grindje për më shumë se një vit.
Dëshmitarët thonë se e gjithë ngjarja ndodhi në shpejtësi dhe se skena ishte si në filma aksion… kishte shtëna me armë zjarri nga të dy anët dhe për fat nuk pati më shumë të qëlluar.