Thaçi: Maqedonia do të shpartallohet

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi tha se rezultatet e anketës janë alarmante. “Nuk duhet të lejojmë përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, u shpreh Ademi.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se tanimë edhe Bashkësia Ndërkombëtare e ka kuptuar se se Maqedonia nuk ka ardhmëri të sigurt. “Unë kam deklaruar para një viti se Maqedonia do të shpartallohet dhe më vjen shumë mirë që edhe Bashkësia ndërkombëtare e ka deklaruan të njëjtën”.

Ky proces, sipas Thaçit, detyrimisht shkon drejt asaj provokimet shumë të ulëta që u bëhet shqiptarëve nga qeveria e Maqedonisë që mundësisht fajin për destabilizimin e Maqedonisë t’ia veshin shqiptarëve. “Fajin për destabilizimin e Maqedonisë e kanë maqedonasit të cilët vazhdojnë me këmbëngulësi tentojnë ta krijojnë shtetin multietnik në një territor ku ata nuk janë shumicë”, ka thënë Thaçi.

Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani, thotë se rezultatet e anketës nuk duhet të befasojnë askënd sepse qeveria aktuale nuk e dha provimin për ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike.

“Duhet të ndryshohet kursi përndryshe do të kemi trazira, do të kemi klimë jostabile politike. Partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë sens për marrëdhëniet ndëretnike. Ne apeluam qysh në gusht kur miratohej Rregullorja e Kuvendit për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk pati ndjesi” tha Selmani.

Shqetësim për keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike ka shprehur edhe Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti.

Thaçi; Nuk kthehemi në Parlament

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka hedhur poshtë zërat se deputetët e partisë së tij do të ndërpresin bojkotin dhe do të kthehet në Parlament.

“Nuk kemi asnjë arsye parimore që të kthehemi në Parlament. Mendoj se shkrimet nëpër gazeta janë dëshira të të mjerëve që dëshirojnë që edhe PDSH-së t’ia ulin kokën si disa shqiptarëve të tjerë. Ne në Parlament jemi të deleguar për ti mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për ti përfaqësuar ata”, tha Thaçi. /lajmpress/

KOMENTOJE