Apeli i 14 vjeçares: Më ndihmoni të kurohem nga tumori

Dy muaj më parë, Irta Lanka shkonte në shkollë normalisht, luante me shokët e shoqet, mësonte dhe ëndërronte si të gjithë moshatarët e saj, deri kur në anën e djathtë të qafës iu shfaq një gjëndër. Dy tre ditë më pas një tjetër gjëndër i shpërtheu në anën e majtë. Brenda javës i dolën dy- tre gjëndra të tjera në mes të qafës.

Të alarmuar familja dërgoi vajzën për diagnostikim. Përgjigjet e analizave nuk ishin premtuese… as të mira për Irtën, vajzën 14 vjecare e cila 9 vite më parë humbi të atin.

“Na orientuan për në Selanik. Dërguam kampionin. Pas një jave morëm përgjigjen dhe na rezultoi se vajza vuan nga gjëndra tumorale.”- tregon për NEWS24 xhaxhai i Irtës.

Haxhi Lankes, i cili tashmë duhet të marrë dhe rolin e babait për Irtën, motrën e saj të vogël dhe të vëllanë tregon i shqetësuar dhe sy te ulur poshte. “Shëndeti i vajzës sa vjen e përkeqësohet. Ka dy muaj qe nuk shkon në shkollë”.

Për nëna Zanën e vetmja fije shprese për vajzën e saj është operimi në Selanik. Po si? Me cfarë të ardhurash? Me cfarë dokumentesh?
Familja e përbërë nga 4 anëtarë, nëna, Irsa, motra dhe i vëllai më i vogël jetojnë vetëm me pensionin që kanë siguruar nga vdekja e babait, vetëm 6 mijë lekë të reja.

Po a mundet vallë kjo familje, me kaq pak të ardhura të sigurojë paratë për operacion i cili do i shpëtonte jetën Irsës?!

“I lutemi ministrisë së Shëndetësisë të na ndihmojë financiarisht dhe duke na pajisur me dokumente për të mundësuar dërgimin e Irsës në Selanik.”- vazhdon rrëfimi i xhaxhait.

Apelit i bashkangjitet më fort dhe dhimbja e nënës së adoleshentes- “Më ndihmoni ta kuroj jashtë shteti”.

Edhe Irta nëpërmjet mikrofonit kërkon ndihmë për tu pajisur me pasaportën biometrike dhe i lutet shtetit ta ndihmojë për tu kuruar sa më shpejt.

Bashkia e Maliqit ka ofruar një fond të vogël për të ndihmuar kurimin e Irsës. NEWS24, BalkanWeb i bashkangjiten apelit të familjarëve për të ndihmuar që ëndrra e 14 vjecares të mos ndërpriret në mes.

Pak ore pas apelit në News24, kreu i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topcia bën të ditur se kanë nisur menjëherë procedurat për pajisjen me pasaportë të 14 vjecares, ndërsa vetë konsulli grek në Korcë ka marrë përsipër vizën e vajzës.

Bashkia e Maliqit ka hapur llogari bankara për të ndihmuar vajzën 14 vjecare e cila vuan nga gjëndra tumorale. Në adresën e Balkanweb kanë mbërritur numrat e llogarive bankare ku cdo kush që dëshiron mund të derdhë të hodhat të cilat më pas do ti kalojnë familjes Lanka. BalkanWeb pasi bëri verifikimin nga Bashkia e Maliqit dhe Raiffeissen Bank konfirmon se numrat e llogarisë janë të sakta. “Parate do derdhen ne emer te Haxhi Xhevahir Lanka (xhaxhai i vajzes ,sepse i ati nuk jeton).

Per derdhjet ne lek nr i llogarise eshte : 0001706587
kodi IBAN : AL51202410270000000001706587
Raiffeisen Bank Albania
Maliq-Korce
Albania

Per derdhjet qe do behen nga jashte vendit duhet te jepen keto te dhena:

Kur derdhja behet ne Euro :
Emer Mbiemer: Haxhi Lanka
Nr. i llogarise : 0002706587
kodi IBAN AL98202410270000000002706587
Swift/Code SGSBALTX
Emri i bankes Raiffeisen Bank Albania
Adresa: Qyteti Maliq-Korce
Albania

Kur derdhja behet ne USD
Emer Mbiemer: Haxhi Lanka
Nr. i llogarise 0003706587
Kodi IBAN AL48202410270000000003706587
Swift/Code SGSBALTX
Emri i bankes Raiffeisen Bank Albania
Adresa: Qyteti Maliq-Korce
Albania

NGA:SUELA GERA (s.g/BalkaWeb)

KOMENTOJE