Është djali i tretë i Jakut, i cili trashëgoi shumë veti pozitive të atit. Edhe për nga pamja fizike i ngjante shumë, me trup të drejtë, me gjatësi mesatare, me kraharor të gjerë, fytyrë të pastër, me ngjyrë të bardhë në të kuqe. I ndershëm, besnik, i shoqërueshëm, por i rreptë në momente kur i rrezikohej e drejta e tij dhe i cenohej integriteti i familjes së tij. Edukatën e mori nga i ati, i cili ishte shumë i disiplinuar dhe i pa kompromis në rregull e disipline, respekt në zbatimin e mësimeve dhe urdhrave që jepte për familjen. Punën e bënte të pastër dhe nga familja kërkonte të respektohet e veprohet në mbështetje të traditës së trashëguar nga fisi ynë, për rregull e disiplinë. Ishte i respektuar nga të gjithë, por edhe i çmonte dhe respektonte njerëzit që e meritonin këtë nderë. Edhe pse ishte dy vite më i vjetër se i vëllai Pjeteri, kishte një respekt të veçantë për të. Ai gëzonte përkrahjen e tij të madhe, njeherit edhe të tërë familjes. Por, këtë e kishte krah të fortë dhe të pandashëm në të gjitha veprimet e tij. Dashuria dhe respekti ishte i dyanshëm dhe kurrë nuk u shua, gjer në vdekje.
Ndue Jaku lindi në prill të vitit 1896 në Ranovc, ku edhe vdiq më 06.02. 1948. Mësimet e para të gjuhës amtare i mori në mësonjëtoren te kisha e zllakuqanit, së bashku me vëllezër. Rritet me ngjarjet e mëdha që kalonte kombi ynë, që lanë vragë të pashlyeshme në edukimin e tij. Ato ndryshime e pushtime nga sundues shekullorë, nuk kaluan pa përpjekje të popullit tonë në luftë për çlirim, pjesë e kësaj lufte ishte edhe familja e tij. Babai i tij ishte pjesëmarrës aktiv me pushkë në dorë kundër turqve, në kuvende të parisë për fatet e kombit, por edhe shtëpia e ti ishte bazë e takimeve të luftëtarëve për liri. Të gjitha këto ndikuan në formimin dhe kalitjen e ti dhe vëllezërve të tij, në luftëtar të pa kompromis për lirinë e atdheut. Që i ri mori pjesë në të gjitha përpjekjet e popullit tonë për t’u liruar nga pushtuesi i ri sllav i tokave tona etnike. Me dhimbje të madhe i përjetoi vendimet e bashkësisë evropiane për copëtimin e atdheut tonë. Mbetja e Kosovës nën Serbinë, që një tronditje për të dhe tërë kombin. Si i ri u angazhua së bashku me babën e vëllezër për liri, me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Mori pjesë me armë në disa përpjekje të popullatës së Kosovës për liri. Ku e kërkonte nevoja, ai me vëllezërit e tij i përgjigjeshin ftesës së atdheut, ku u tregua i shkathët në shumë luftime. Kundërvënia armiqve, ishte e përhershme gjer në vdekje. Mori pjesë në këto luftëra, në Gjurgjevik të Madh, në mbrojtjen e Ranovcit,(1919) e Lugut të Drinit, Junikut, Rugovës, Drenicës, Pazarit të Ri, si dhe mbrojtja e fshatrave të Istogut nga çetnikët e Kollashinit, të Kosta Peçancit (1943-4) .
Ardhja e serbo-komunistëve(1944), ishte një e keqe që erdhi pas një lirimi për tokat tona dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve.Dimri i madh per Lugun e Drinit dhe per tere Dukaghinin e Kosoven kishte filluar ne dhjetore te vitit 1944 kur hordhite çetnike u konvertuan ne partizan.Në mbremjen e 22 djetorit ,,bukoshka brigada,,me vullnetare rrethuan shtepin tone,mysafir ate nate ishin aredhe per tu konsulltuar me Pjeter Jakun si me ja bere per te ju kunderven barbarizmave serbo komuniste Mark Laskaj,Gjon Grabanica dhe Pren Perlleshi(dhenderr i Ndue Jakut).Pasi qe u rrethua kulla dhe shtepija me tre rrath njerzish te armatosur, ata kerkoninin Pjeter Jakun,por ai ate mbremje ishte mysafir te Sokol Gege Bashori,komandanti i brigades burre tjeter nga familjaret.Me urdherin e Ndue jakut strehohen ne shtepi te gatimit Pren Perlleshi per ta mbroit nga çetniket dhe te nesermen kur vjen Pjeter jaku ai dhe Mark Laskaj te percjellur nga Tun N Jakaj dalin nga rrethimi te pa hetuar dhe i qonë te nje kojshi magjup i qujtur Isuf Subqani per ti strehuar nga ajo rremuj e shkaktuar ne dimrin ma te ftohet per shqiptaret ne keto ane ku arrestohen e pastaj pushkatohen pa gjygj ma se 400-5oo burra. Për Ndoun dhe familjen tonë, qe dimri ma i temerreshem edhe fatale, sepse i pushkatuan vëllainë e dashur, Pjetrin (me 07.01.1945) ne Istog. Kjo bëri që të rritet urrejtja për pushtuesit serbo-çetnikë dhe me tërë qenien e tij Ndue Jaku u angazhua për shkatërrimin e ketij rexhimi barbare e fashizoid. Bashkëpunoi dhe ndihmoi të gjitha grupet e rezistencës kundër pushtuesit serbo-komunist. I dha ndihëm të madhe mikut të tij të madh, Ndu Përlleshit, i cili me çetën e tij vepronte kunder keti rexhimi ne tere teritorin e Dukagjinit duke sulmuar hordhite çetniko komuniste qe benin kerdin ne popullaten e pambrojtur te ketyre anve.Ndue jaku bashkpunoi dhe ndihmoi edhe qetat e kryengritesve nga Drenica,Llapusha, si Shaban Polluzhen,Marie Shllakun,Zef Gjidoden etj.
Por edhe luftetaret anti komunisti-çetnik qe luftojnë në Dugagjin dhe Drenicë kundër këtij pushtuesi. Keta luftëtar kishin si strehë të mirë familjen jakaj për pushim, bukë dhe gjëra tjera. Edhe pse pushteti i asaj kohe e kishte nën vrojtim të përhershëm shtëpinë tonë, Ndou gjente forma që ti takonte e ndihmonte. Me Ndue Përlleshin e kishte bashkua edhe dhëndrin Shaban Dema, që kishte për grua vajzën e të vëllait, Pjetrit,ai i ishte bashkuar çetës së Ndu Përlleshit. Pas pushkatimit të vëllait, Ndou nuk rrinte duarkryq, por u angazhua që të hakmerrej, në një takim që pati me çetën e Ndue Përlleshit në mal mbi shtëpinë e jakajve, saktësisht te Lugu i lekënit, ku u dërgoi bukë bashkë me Hilin (djalin e madh te Pjeter Jakut). Në atë takim merrnin pjesë një pjesë e grupit, e këta ishin Ndou, Shabani dhe Ndrec [Kagji] Nikolla. Ndout e Hilit, Shaban Dema u kërkoi që të tregojnë se kënd dëshirojnë ta vrasin që të hakmerren për Pjetër Jakun. Baba Ndue i tha se “nuk kemi dëshirë me hy në hak me kënd, por ai që na ka vra vëllain, është pushteti komunist e si udhëheqës i saj është Radosh Toshiçi te ne.” Në atë vend është marrë vendimi që të likuidohet ky komunist i ndyrë dhe pas dy ditësh është vrarë si qen në Zallq, duke ardhur nga Istogu për në Zllakuqan. Para se të vritej i është thënë se këta plumba i ke për Pjetër Jakun dhe njerëzit që janë pushkatuar në Istog.Ne gjokës te vrarit i eshte len nje leter ,,U ban shumë te fala Pjeter Jakut me shokë,grupi i rezistences antikomuniste Dora e Zeze,, Ndue Jaku është spiunuar te pushteti nga njerëzit që për një copë pushtet apo privilegje e kanë shitur lëkurën e tyre. Si strehues i Ndue Përlleshit është marrë disa herë në burg, ku iu kanë bërë tortura nga më të egrat që ka ditur t’i bëjë ky regjim barbar, por kurrë nuk i ka dhënë shokët e idealit. Torturat e tmerrshme që ka përjetuar në kazamatet komuniste, ia shkatërruan shëndetin këtij burri që ishte si shkëmb prej graniti. Kërkonin mjeranët që t’i tradhtoi shokët e idealit. Por u mashtruan keq, trimi i përballoi të gjitha mundimet dhe nuk tregoi se ku gjendet Ndue Përlleshi me çetën e tij dhe kush janë strehuesit. Pasi e torturuan,shumë here,herën e fundit erdhi në shtëpi i dërmuar dhe pas disa ditësh vdiq në moshë shumë të re. Kjo qe vrasja e dytë që i bëri familjes tonë pushteti barbar serbo komunist. Na i vranë dy burrat më trimat, më të mençurit, patriotët që dhanë jetën për atdhe dhe lirinë që aq shumë e dëshiruan. Lirinë që shumë breza patriotësh e ëndërruan, luftuan dhe sakrifikuan, por nuk e patën fatin ta gëzojnë. Ndue Jaku ishte hero për familjen e Jakalive, si familjar ka ditur të organizojë familjen, si vëlla bëri gjithçka që pati mundësi për të marrë hakun e vrasjes së vëllait. Për atdhe e besë u flijua e do të mbetet simbol i heroizm
it e sakrificës për brezat që do të vijnë.Do kujtoin brezat e jakajve si njeriun e tyre te sakrifices sublime per atedhe dashuri dhe hakmarrjen qe beri duke mos u qetesuar deri ne vdekjen e armiqve.Per trimerin e Ndue Jakut e njeh ter lugu i drinit dhe Dukagjini,per punen e paster,estetike dhe me merak i njohur ai dhe familja,mikepritje,bujari bamiresi ndaj te vareferve e nevojlinjëve si dhe dashurija per Fe e Atedhe,jane karakteristikat qe e stolisin kete trim e familjen Jakaj.
Patrioti Ndue Jakaj viktimë e terrorit sllavokomunist ne Kosove gjate viteve 1945-1948
Duke udhëtuar në drejtim të Lugut të Drinit drejt katundit të Ranocit, para syve të vizitorit vendas apo të huaj, shpaloset një pamje piktoreske. Kulla e Jakajve në këtë krahinë, është një pikë strategjike dhe e lakmuar shpesh për pozicionin e saj të favorshëm gjegrafik.Nga lartësia e saj mund të shikosh në qetësi një pjesë të madhe të Lugut të Drinit. Ajo që të tërheq për të kundruar me kujdes dhe ëndje peisazhin alpin dhe kullën historike ndërtuar mes maleve, është se një pjesë e tokave të reja bujqësore,janë të qendisura nga gjelbërimi, që dora e njerëzve të palodhur i ka kthyer këto shpate të thepisura në toka produktive pjellore.
Në pjesën lindore të kullës tipike shqiptare ndërtuar shumë dekada më parë me material guri të latuar, dikur gjendeshin lisate gjatë, që i jepnin mjedisit gjeografik klimë të shëndetshme, me verë të nxehtë dhe dimër mbuluar nga dëbora deri me ardhjen e stinës së pranverës. Kurse në pjesën jugperëndimore trevën e rrethojnë tokat pjellore (arat) dhe një burim i vogël që quhet Ranavica, që vjen nga kodrat e Palevës dhe në katundin Zllakuqan ai bashkohet me lumin Drini i Bardhë.
Në këtë kodër me lartësi mesatare sot kulla hijeshon mes harlisjes së pemëve të gjata, që në tabanin e tyre janë të veshur me gjelberimin e kullotave alpine, ku blegërojnë bagëtitë e imta të banorëve të katundit të Ranocit.Kjo kullë në shekullin e kaluar, ka qenë dëshmitare e pandërprerë e historisë, ngjarjeve të njëpasnjëshme, që e kanë shoqëruar të gjithë krahinën e shquar për qëndresën historike, kundër ushtrive mizore turke dhe ish-kolonizatorëve serbë.Freskia e ndërtesës alpine, ndërtuar nga të parët e Jakajve, edhe sot ruan konturet e stilit të vjetër alpin, por se ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XX. Frengjitë dhe dritaret e ajrosjes, gjenden në të dy katet e saj, duke i dhënë një emër të mirë në të gjithë krahinën e Lugut të Drinit, sëbashku me kullën e njohur të Fanës së Prek Shtjefinit.
Nga burimet e hershme historike të kohës, shohim se kjo kullë, ka qenë përherë një derë bujare për miqtë dhe vizitorët e shumtë të krahinës dhe përtej saj. Aty kanë gjetur streh, mirëpritje dhe bujari fisnike shqiptare bijtë më të mirë të çetave nacionaliste, që me pushkë në dorë i kanë dol zot fateve të atdheut.
Dera e njohur e familjes së madhe të Jakaj
Nga kujtimet e të parëve në odat e moçme të burrave dhe nga ato që më ka treguar babai im, mësojmë se Kulla e Jakajve,ka qenë e përbërë nga shumë antarë, një familje tipike shqiptare, që asokohe në histori janë quajtur familje patriarkale. Ata sëbashku kanë jetuar në të dy katet e kullës, dhe meshkujt e shumtë, janë marrë me administrimin e saj, punët e bujqësisë
dhe blegtorisë, kullotjen e dhenve dhe bagëtive të tjera në male dhe stane gjatë stinës së verës në kullotat e pasura alpine.Ndërsa vajzat dhe gratë si amvise të mira, kanë mbushë ujë me pagure në burimet e afërta, kanë gatuar dhe sistemuar shtëpinë sapo djemtë janë nisur në punë. Shpesh djemtë dhe burrat e familjes, kanë shkuar në qytet për të bërë tregti dhe blerë sendet e nevojshme për kullën, kanë marrë pjesë në gëzimet dhe hidherimet e miqve dhe dashamirësve të tyre.Mikëpritja kjo traditë e moçme shekullore e shqiptarëve, është përcjellë brez mbas brezi edhe në derën e madhe të Kullës së Jakajve. Aty kanë gjetur bujarinë, besën, burrërinë, traditat dhe zakonet tipike shqiptare shumë njerëz të shquar të Kosovës,të cilët, janë pritur dhe përcjellë sipas zakonit nga familja e Jakajve dhe posaçërisht nga i zgjedhuri i familjes patrioti i palodhur Pjetër Jaku (1898-1945) me vëllezër, i cili, edhe u pushkatua nga pushteti sllavo-komunist në Kullën e Popit në Burim (Istog) në janarin e ftohtë të vitit 1945, me shumë burra të zgjedhur të Kosovës martire.
Ardhja e dhunshme e komunistëve në pushtet
Duhet thënë, se në periudhën historike të viteve 1944-1950, kur lëvizjet antikomuniste dhe antisllave ishin të vazhdueshme nëpër male me mbi 50 çeta nacionaliste, që vepronin askohe në Kosovë, vala e reprezaljeve shfarosëse ose shkombëtarizuese të pushtetarëve të rinj sllavo-komunistë ishte e pamëshirshme ndaj luftëtarëve dhe familjeve të tyre që me sakrifica i mbështeshnin ato nëpër male.Ardhja e çetnikëve të kriminelit të famshëm antishqiptar Drazha Mihajloviç, mbi të cilin rëndojnë krimet çnjerëzore kundër popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë, e bëri më të fortë rezistencën e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarënë Kosovë.
Kulla e Pjeter Jakut në rrjedhat e historise
Kulla e Pjeter Jakut në rrjedhat e historise
Çdo ditë kishte vrasje dhe krime, që çetnikët e përbindshëm sllav bënin mbi familjet shqiptare në Lugun e Drinit, duke mbërritur edhe në Kullën e Jakajve të Ranocit.
Çetnikët serbë, me ardhjen e pushtetit të tyre komunist i rruan mjekërrat e në ballë vuan yllin komunist të diktatorëve të rusisë bolshevike. Një nga ngjarjet më të shëmtuara dhe krimeve kundër njerëzimit, ka mbetur e shënuar në analet e historisë dimri i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, kur në muajin janar çetnikët iu vërsulën shtëpive shqiptare dhe nxorën prej atyre qindra burra më të mirë të vendit dhe i pushkatuan në Kullën e Popit në Burim (Istog). Nga familja e Jakajve u pushkatua pa gjyq kryetari i familjes Pjetër Jaku, i cili, qysh herët me shumë burra të shquar të Lugut të Drinit kishte ranë në sy të çetnikut kriminel Radosh Toshiçi.
Familja e madhe e Jakajve, mbeti nën drejtimin e vëllaut të Pjetrit, Ndue Jakut (1896-1948). Për Nduen filluan ditë të vështira, angazhimi për drejtimin e familjes së madhe dhe gjakmarrja (hakmarrja) për vëllain Pjetrin, i cili, ishte asgjesuar me urdhërin e çetnikut kriminel Radosh Tashiqit, që ishte shumë afër me fshatin Ranoc, ku jetonte familja Jakaj dhe Koshi,që ishte katundi i ngjitur me Ranocin, ku jetonte kryeçetniku Radosh.
Në fillim të vitit 1945, shumë burra trima të Lugut të Drinit rrokën pushkët, kundër pushtetit sllavokomunist me në krye legjendën e trimërisë patriotin e madh Ndue Përlleshin, i cili, la detyrën e kryetarit të komunës në Budisalcë dhe me vëllezërit e tij Zefin e Hilin e me shumë të tjerë rrokën pushkët dhe u nisën drejt maleve të lirisë, për të luftuar kundër çetnikëve serbë.
Pjesëtarët e familjes Jakaj, ishin miq me luftëtarin e lirisë Ndue Përlleshin. Kushëriri i parë i Ndout Pren Perlleshi, kishte martuar vajzën e Ndue Jakut, Marqen. Gjithashtu edhe bashkëluftëtari i Ndue Përlleshit Shaban Dema, ishte martuar me vajzën e Pjetër Jakut, Tonen.
Ndue Jakaj u kishte hapur dyert e kullës së njohur antarëve të lirisë të çetave nacionaliste dhe gjithnjë ishte i gatshëm për ti strehuar e funizuar me armë, veshmbathje, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme. Në të njëjtën kohë kishte ndërhyrë tek miqtë e tij të shumtë, që tua hapnin me bujari dyert e shtëpive dhe të ju ndihmonin sa të kenë mundësi çetave vullnetare nacionaliste shqiptare, që kishin rrokur pushkët, për çlirimin e vendit nga pushtuesit serbokomunist.
Nj
ë mbrëmje në kullën e Jakajve, ku ishte strehuar luftëtari i lirisë antikomunisti Ndue Përlleshi (1908-1949) me çetën e tij, ishte diskutuar çështja e hakmarrjes. Dhe vetë Ndue Jaku me antarë të tjerë e kishte vënë në shënjestër Radosh Toshiqin si armikun më të madh për familjen e tij dhe Lugun e Drinit në përgjithësi.
Nuk kaloi shumë kohë e çeta e Ndue Përlleshit, në orët e vona të mbasditës në katundin Kojavç e vret Radosh Toshiqin, i cili,është duke u kthyer nga komuna e Burimit. Në gjoks i lë të vrarit një letër, ndër të cilat, kishte shkruar fjalët:
U ban shum te fala Pjetër Jakut me shok.
Grup i Rezistencës Antikomuniste
Dora e Zezë
Kulla e Pjeter Jakut në rrjedhat e historise
Kulla e Pjeter Jakut në rrjedhat e historise
Komunistët të hidhëruar e detyrojnë popullin me forcë, që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kriminelit çetnik Radoshit.Në ceremoninë mortore, ishte e pranishme edhe vajtorja e njohur e Lugut të Drinit Liza e Prend Nikoll Mrijaj nga katundi i Pataqanit.Njëri nga drejtuesit e ceremonisë, që ishte edhe mik i serbit të vrarë, i afrohet ngadalë vajtores e i lutet, që të thotë diçka përpersonin e vrarë. Vajtorja, që i njihte shumë mirë krimet, që ai gjatë jetës së tij si funksionar i lartë (i pushtetit lokal në kryeqendrën e komunës së Burimit) kishte bërë në krahinë (si: burgosje, vrasje pa gjyq, angazhime në punë të detyrueshme pa pagësë (vullnetare), sekuestrimin e pasurisë së patundshme dhe u ka marrë të dhetat gjoja për shtetin komunist, që po lindte në ato vite, tortura çnjerëzore mbi popullsinë e pafajshme etj., sëbashku me shumë bashkëpunëtorë të tjërë, si: Mirk Popi, Ruzha Rajçeviqin, etj.), mbasi merr frymë thellë, me një urretje dhe indinjatë të akumuluar gjatë viteve, ajo fillon të vajtoj kështu:
O Radosh, o djal i ri,
nanat shkina po të çajn mbi krye,
asnjiher ti ske kujtu
vendin ton per me ndihmu!
Thirr na i ke tpart e vendit,
i ke thirrun me nga nji leter,
me pas dit se shkojn e jesin (mbesin)
kishin marr nga nji far haleti (armë),
sa me i marr hakun vedit.
Krejt Istogut me ia qit flaken,
smerret gjaku i Pjetër Jakut!
Me ia qit fkalen krejt Istogut,
smirret gjaku i Llesh Gjonit!
Fjalët surpizë të vajtores dhe letra e patriotit të përbetuar antikomunist e antisllavit Ndue Perlleshit mbi gjoksin e Radoshit të vdekur, krijuan një indinjatë të madhe tek përfaqësuesit sllavokomunist çetnik, që ishin të pranishëm aty.
Ky inat çetnik u zhbraz me tërbim dhe pamëshirshëm mbi familjen Jakaj dhe Perlleshi. Mbi Ndue Jakun çetnikët sllavokomunist bënë tortura çnjërzore, ku si pasojë e këtyre ndeshkimeve fizike vdiq në moshën 52-vjeçare më 6 shkurt 1948, duke lënë mbrapa gruan dhe kater djemtë: Tunen,Gjergjin, Martinin dhe Tomën dhe katër vajzat: Janen, Margjen, Mricën dhe Marin.