Njoftojmë lexuesit tonë se në të ardhmen Malesia.Org do të pasurohet me më shumë informacione dhe lajme drejtpërdrejtë nga redaksia e Kohës Javore.
Koha Javore kohën e fundit ishte në qendër të presioneve të ndryshme e një ndër problemet është edhe ndalimi i sajë në versionin on-line; faqja e internetit e Kohës Javore nuk funksionon më.
Pra, lexuesit e Kohës Javore në rajon dhe diasporë u këputën nga gazeta (e përjavshme) e vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Shkrimet me më rëndësi të Kohës Javore në të ardhmen do të mund të lexohen përmes portalit tonë Malesia.Org.
Ky bashkëpunim është në favor të dyanshëm dhe do të përmirësoj informimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë Malit të Zi.
Njoftim & Sqarim
Statistikat që posedojmë, tregojnë se vizitorët (lexuesit) e portalit tonë me përqindje të madhe lexojnë vetëm shkrimet (lajmet) e publikuara në krye të faqes. Për këtë arsye detyrohemi të ju njoftojmë se një pjesë e madhe e shkrimeve të reja publikohen drejt në seksionet që i përkasin (shiko seksionet majtas ose titujt e shkrimeve më poshtë nëpër seksione) dhe nuk publikohen së pari në krye të faqes.