Tërmet me epiqendër në zonën e Malësisë – update

Mëngjesin e sotëm (11 shkurt) rreth orës 03:26 u ndije një tërmet i forcës 4.5 gradë të shkallës Richter me intenzitet në epiqënder me VI ballë të shkallës Markiljev.

Sipas informatave që morëm nga “United States Geological Survey” epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Malësisë së Madhe në mes të qytetit të Koplikut dhe fshatit Kamicë-Flakë, rreth 10 km larg nga Tuzi. Disa minuta më vonë (rreth orës 03:56) u ndije edhe një tërmet tjetër më i vogël.

Tërmeti i parë ishte i forcës së mesme që zakonisht nuk shkakton dëme dhe ishte 18 km në thellësi.

KOMENTOJE