Seanca e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit përfundon pa aprovim të Planit financiar

Seanca XXII e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit u mbajt me 10 shkurt 2010 dhe në rend të ditës ishin aprovimi i Planit financiar dhe i Programit të punës së Kuvendit.
Derisa Programi i punës së Kuvendit fitoi shumicën e votave, Plani financiar u tërhoq nga ana e propozuesit për shkak se nuk kishte disponim që të aprovohet mu nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Pasi që Vasel Sinishtaj tha se klubi i këshilltarëve të Iniciativës Qytetare nuk do ta përkrahë Planin financiar edhe pse i propozuar nga Kryetari i cili vjen nga radhat e IQ e që e mbështetën edhe Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare dhe Zhelko Miliq nga SNP, Nikollë Camaj nga LD i propozoi Kryetarit që ta tërheqë propozimin e vet, sepse nuk është mirë, as politikisht e mençur, që blloku politik që e ka dhënë Kryetarin të votojë kundra propozimit të tij.
Pas konsultimeve me parteneret e vet, Kryetari i KU Smail-Maliq Çunmulaj e pranoi propozimin dhe e tërhoqi Planin financiar nga procedura, kështu që ai do të vëhet në rend të ditës pasi që Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit të ketë fituar informatat e duhura nga Kryebashkiaku i Podgoricës mbi atë se çka ka ndodhur me projektet e papërfunduara, të planifikuara në të kaluarën, e që nuk gjinden në Propozim Planin financiar për vitin 2010, si ç’jan bë ujësjellsi për Malësinë jugore, Palestra sportive, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh, rruga Fudna-Kojë etj. Për këtë, Kuvendi i Komunës Urbane votoi një Iniciativë dhe i drejtoi Kryebashkiakut Mugosha.
Megjithatë, këshilltarët diskutuan mbi Planin Financiar të KU të Tuzit për vitin 2010 dhe e cilësuan si më të dobëtin për këto 4 vite sa po funkcionon kjo lloj Komunet në trevën e Malësisë. /Albert Camaj/

KOMENTOJE