Si edhe çdo vit tjetër, sërisht edhe këtë vit në Tuz organizohet njëri prej manifestimeve më të mëdha kulturorë, Karnevalet “Koret 2010”, nata e parë e Karnevaleve filloi me Natën e Humorit dhe të Satirës.
Sa është interesimi i malësorëve për humor tregon edhe vetë fakti që Nata e satirës dhe humorit u prit në mënyrë madhështore nga publiku Malësor. Salla ishte mbushur përplot me shikues nga të gjithë Malësia. Në fillim vajzat malësore “mazhoretkat” u prezentuan me lojën e tyre e pastaj të pranishmeve me disa fjalë edhe sonte iu drejtua kryetari i “Koreve” z. Nrekë Camaj, ai nderë të tjera përkujtoj një historik të shkurtër mbi 15 vjetorin e Karnevaleve. “As që mund ta paramendonim si do të përjetojmë që Tuzi të jetë nikoqir i përfaqësuesve të aq shumë vendeve dhe qytetëve, siç ndodhi këtë rradhë. Ishin këtu njerëz nga 23 vende botërore, apo afro 60 qytete të botës, të cilët muarën pjesë në Konventën e XXIX të Federatës ndërkombëtare të qytetëve Karnevale, e cila u mabjt në Tuz më 25 maj 2009, për herë të parë në Mal të Zi”. Ai njëkosisht e shpalli edhe të hapur Karnevalin 2010.
Në realizimin e këtij programi, marrin pjesë anëtar të disa ekipeve pjesëmarrëse nga vitet e kaluara, të cilët kanë shprehur interesim të marrin pjesë në realizimin e kësaj natë të Karnevaleve, që shfaqën një program humoristik.
Gjykuarë në bazë të duartrokitjeve dhe disponimit të mirë, shikuesit e shumtë ishin të kënaqur më përmbajtjen e këtij programi.
Programi i javës së Karnevaleve vazhdon nesër, me programin për të rinj “Ballo nën Maska”, që do të realizohet në Restorantin “Niagara” me fillim në ora 20:00.