Destani shoqërohet me Eliza Dushkun?

“Panorama” shkruan për një miqësi intriguese ndërmjet aktorit nga Tetova, Blerim Destani dhe aktores hollivudiane Eliza Dushku.

Muaj më parë Destani ishte në Hollywood për xhirimet e filmit “Get Low” dhe spekulohet se atje është takuar me Elizën, me të cilën ka krijuar miqësi.

Sidoqoftë, ylli i filmit “Koha e kometës” nuk e ka përmendur më herët Dushkun, porse ka thënë se ka vetëm miqësi me aktoren me prejardhje shqiptare dhe asgjë më shumë.

Deri më tani nuk dihet çfarë fshihet pas kësaj miqësie, ndërkohë që Blerim Destani është përfolur për lidhjet e tij me modelen Arita Fejzullahu, apo këngëtaren Soni Malaj. /Telegrafi/