Nënkryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe deputet në parlamentin malazez Mehmet Zenka tha se modeli i përfaqësimit autentik të pakicave në parlament, të cilin e ka ngritur grupi parlamentar punues, nuk është i mirë për shqiptarët dhe se bashkatdhetarët e tij nuk e meritojnë një sjellje të tillë të shtetit ndaj tyre.
Ai tha se është e pakuptueshme tendenca e individëve për të hequr me çdo kusht të drejtat e pakicave, të cilat siç tha ai, me vështirësi ishte punuar që te fitohen 20 vjetët e fundit.
Përfaqësues të numrit më të madh të partive parlamentare ranë dakord njëzëri mbi modelin e ndryshimeve në ligjin zgjedhor të këshilltarëve dhe deputetëve, sipas të cilit Mali i Zi është një njësi zgjedhore e vetme ku të gjitha partitë duhet kaluar minimumin e tre për qind, si dhe njësia zgjedhore e veçantë për shqiptarët ndalohet.
Nga njëra anë, Miodrag Vukoviq (DPS) thotë se minoriteteve nuk ju duhet mbrojtje politike, por vetëm mbrojtje kulturore, ndërsa në të njëjtën kohë, kolegu i partisë së tij Mevludin Nuhoxhiq thotë se mandatet e garantuara kërcënojnë konceptin e shtetit qytetarë.
“Është e qartë se ata të dy kanë një Evropë që është diametralisht e ndryshme nga Evropa ime” tha Zanka.
Deputeti i UDSH-së, e drejtuar nga Ministri për të drejtat e pakicave Ferhat Dinosha, i tërhjeku vërejtjen Vukoviqit se shqiptarët kanë nevojë për mbrojtje politike, në miratimin e ligjeve të qëndrueshme në përfaqësimin e pakicave. “Sepse, siç ja keni nisur, shqiptarëve në këtë shtet po ju shkruhet zi ” tha Zenka.
Ai pyeti Nuhoxhiqin pse thotë se një përfaqësim autentik të pakicave është standard anitievropian dhe e këshilloi atë që së paku mos të dëmtoj bashkëqytetarët e tij, pasi që nuk donë ti ndihmojë ata.
Zenka shtoi se hartimi i ligjit zgjedhor që nga fillimi u nis me gabime, sepse së pari ishte dashur të bëhet decentralizimi i pushtetit, i cili do të siguronte një jetë më të mirë për pakicat.
Ai u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të kenë më shumë mirëkuptim për nevojat e pakicave. “Na lejoni të ndjehemi mirë në shtëpinë e quajtur Mali i Zi,” tha Zenka. /Vijesti/