Koret 2010 – Karvevalet për fëmijë

Sot në kuadër të manifestimit kulturor “koret 2010”, në qëndër të Tuzit u mbajt Karnevali për fëmijë, ku morën pjesë 7 ekipe nga treva e Malësisë që shfaqen programin e tyre, gershetuar me muzikë, vallezim dhe interpretim.
Paraprijes të këtij programi ishin mazhoretkat tona malësore që japin sinjalin e fillimit të programit.

Ekipet pjesmarrëse filluan me më të vegjëlit nga Lulishtja “Nana Tereze” kësaj rralle ata erdhen me temën “ E duam lumturinë”.
Ekipi i Tuzit u paraqit me temën “Tuzi ndër vite”
Ekipi i Sukruqit me temën “E mira mund të keqën”.
Ekipi i Dushiqit me temën “Ditëlindja e Clownit”
“Kuzhinjerët më të mirë”, mbante titullin tema e pregaditur nga ekpi i Vuksanajve.
Ekipi i Nënhelmit që mbante titullin “Gjyetari dhe lepujt”
Ekipi i 7 me radhë tek karnevalet tona për fëmijë ishte Gruda me titullin e temës “Pranvera në Malësi”

Karnevalin e sotëm për fëmijë e përcollën një numër i madh i qytetarëve nga Malësia dhe më gjërë, sot ishtë një ditë e veçantë për këta fëmijë, sepse ata para nesh prezentuan një pjesë të trashigimisë kulturure të përcjellur shekuj me radhë në forma të ndryshme.Falë punës dhe entuziazmit të këtij brezi, në mënyrë të organizuar permes ekipeve, ata kishin pregaditur program të larmishëm me tema interesante të vezhguara me syrin e fëmijës.

Në prezentimin e temave vendi i III i takoi ekipit nga Gruda me temën “Pranvera në Malësi” nderkaq vendi i II iu nda ekipit nga Dushiqi me temën “Ditëlindja e Clownit” kurse vendi i I i takoi ekipit Lulishtja “Nana Tereze” me temën“ E duam lumturinë”, sa i përket maskave, shperblimi për maskën më të mire individuale i takoi Fjoreles Gojçaj e cila mori pjesë me ekipin e Vuksanajve.
Maska ma e mirë kolektive ishte ekipi i Tuzit
Përveç këtyre shpërblimeve poashtu u shperblyen edhe ekipet për muzikën më të mire, që i takoi ekipit të Sukruqit, interpretimin më të mire,që i takoi ekipit të Nënhelmit. Si dhe ekipi më simpatik që i takoi ekipit të Sukruqit.

Për herë të pare para fëmijeve ishin edhe magjistaret ku sjellen disa çaste gazmore.

Violina është mbretëresha e instrumenteve muzikore, me këtë rast Dea Nicaj shkëputi disa pjesë nga vepra e Çajkovskit
Kënga e vjetër shqiptare “m’ka dhan baci 12 vjeç” interpretohet nga breza të ndryshëm me përpunime të veçanta.Ajo dëgjohet me kënaqësi nga adhuruasit e muzikës popullore.
Këtë këngë për në fund të programit e interpretoi Nikoleta Sinishtaj.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE