Dafina, spot në Australi

Këngëtarja Dafina Zeqiri pritet të realizojë një spot në Australi. Kështu ka thënë vetë këngëtarja gjatë një interviste në emisionin televiziv “Oxygen”, ku zbuloi edhe disa detaje interesante që kanë të bëjnë me aspektin e saj profesional. Dafina gjatë këtij emisioni ka qenë shumë e matur në përgjigjet e saj, ndërkaq më parë është thënë se i dashuri i saj jeton në Australi. Sigurisht se Daffy prapë do të kthehet në Kosovë dhe nuk dha ndonjë detaj se a do të tentojë që të këndojë ndonjë këngë anglisht për karrierë të mëtutjeshme, edhe pse këtë e bën shumë bukur.