46-vjeçari, i cili ishte goditur në kokë dhe mbeti i vdekur në vend- kur një pemë e vjetër në Parkun qendror “Centarl Pak”, në mes të qytetit të Nju Jorkut, u thye shkak i dëborës së madhe , dje sipas shtypi njujorkas, sot, thuhet se ishte për fat të keq një emigrantë nga Shqipëria, i cili kishte emigruar në SHBA-së, dhjetë vite më parë .
Të afërmit dhe policia mendojn se Elmaz Qyra, sapo kishte dalë nga puna në këtë zonë, nga New York Athletic Club, kur ai u bë viktimë e këtij aksidenti të rrallë në Nju Jork. “Ikja e tij ishte ëndrra e tij për të ardhur në Amerikë, dhe për siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij, “tha një miku i tij Cesar Zuzunaga. “Ai ishte gjithmonë pran familjes së tij dhe ai ishte familjar i mirë, i mirë dhe i i dashur për ne këtu.”
Sytë e saj të kuq nga të qarat, ishin të vajzës së tij Erisë, shkruan Daily News, vajzës së një njeriu zemërthyer në Brooklyn, të cilës dje i vdiq babia i saj në moshën 46 vejç.
“Unë humba babain tim,” qante Erisa Qyra, vajza e tij 18 vjeçe, shkruan gazeta Daily News, sot, duke marrë fjalët e saj jashtë shtëpisë në lagjen Dyker Heights në Bruklin. “Ai preku zemrat e shumë njerëzve … Ai ishte personi më i dashur në të gjithë botën.” qante Erisa vajza e tij.
Qyra- ishte punëtorë në New York Athletic Club në Central Park në Mahattan- Nju Jork, ku ai punoi si busboy(kamarjerë), ku ai shpesh nga që i pëlqente për të shkurtuar rrugën kalonte përmes parkut për në shtëpinë e tij në anën tjetër rrugës.
Elmaz Qyra është një emigrant shqiptar, i cli pasi erdhi vetë më pasë solli gruan e tij dhe dy fëmijët në Nju Jork, 10 vjet më parë. Kështu që ai shumë shpejt ra në dashuri me qytetin më të madh të botës – metropolin botëror Nju Jorkun, thanë miqtë e tij.
“Ne do të rrinim gjithmonë pas punës dhe pinim një kafe, sipas zakonit që kemi ne shqiptarët” tha Arjan Kadiu, 39 vjeç, një nga miqtë e të cilët, që u mblodhën në shtëpinë Qyra, dje për ngushëllime.
“Ai e donte Nju Jorkun. Ai ishte një djalë shumë i mirë, një puntor i fortë. Ai ishte tipi një familjari që dinte t’a të kalojë kohë me familjen.”
I biri 14 vjeçar Kleo Qyra solli kujtimet me baan e tij gjatë një udhëtimi familje me Liqenin e Xhorxhias verën e kaluar. Ai dhe babai i tij kaluan disa ditë në bukuritë natyrore në peshkimim dhe kayaking. Fqinjët than se ata ende nuk mund të kuptojn se si ai ra viktimë e një aksidenti të tillë fanatik.
Shpesh herë thonë komshinjët e tij Elmaz Qyra, 46- vjeçar pas punës e “kishte të programuar” për të ecur në parkun qendror me djalin dhe vajzën e tij adoleshente , por për fat të mirë dje kur ndodhi aksidenti tragjik i cili i mori edhe jetën, ai ishte i vetëm , kur një degë e madhe e tejërënduar nga dëbora e madhe që ra këto ditë deri në gjysmë metri, u thye menjëherë duke shkatuar një krismë të madhe dhe zënë poshtë atë.
Anëtarët e familjes së tij thanë për shtypin njujorkas se ai ishte adhurues i dëborës, i pëlqente të shetiste dhe të bënte fotografi kur binte dëborë në qytet megjithse koha ishte ndonjëherë me dëborë dhe stuhitë . Ndoshta kjo vinte edhe nga vendlidja e tij ku qyteti tij çdo vit mbulohej nga dëbora. “Ai e donte shumë parkun ishte frekuentues i rregullt i shetitjeve në park.
Ai vinte çdo verë me fëmijët për të marrë fotografitë dhe ka qen i “dashurur” me natyrën, thotë Gaz Bajrami . Zyrtarët e qytetit thonë se pema ishte e “shëndoshë”, dhe fajësoin stuhin dhe peshën e rëndë të dëborës për thyerjen e një dege, e cila i mori jetën 46 vejçarit nga Shqipëria, me banim në Nju Jork i quajtur Elmaz Qyra, i martuar dhe me dy fëmijë.
Shërbimet përkujtimore për Qyra janë caktuar për të dielën në Torregrossa Andrew & Sons shtëpi funeralin në Brooklyn 2-5 dhe 7-10 /Beqir Sina/