Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shpall konkursin e letersisë Pena e artë

Afati i dorëzimit të librave konkurues, përfundon me dt.15 mars 2010

Në njoftim i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë thuhet se kjo shoqatë, shpall konkursin e letersisë “Pena e artë”. Në një njoftim shpërndar për medien njoftohet se kjo garë, deklarohet e hapur në gjininë e romanit, tregimit, poezisë, përkthimit dhe publicistikës.

Sipas kryetarit së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarit të njohur nga Presheva, në SHBA-së, z Adnan Mehmeti, thuhet se në konkurs, pranohen të marrin pjesë vetëm autorë, anëtarë të shoqatës, veprat e të cilëve, janë botuar gjatë segmentit kohorë 2006-2009.

Qëllimi ynë është, tha ai që ta orientojmë lexuesin drejt vlerave më të mira në letrat shqipe brenda komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe të stimulojmë autorët për nxitje drejt një krijimtarie sa më cilësore e të vazhdueshme.

Në njoftim ceket se është vënë edhe një shpërblim modest shuma e caktuar për secilin fitues, do të jetë $ 500.00. Ndërsa, fituesit do të shpallen gjatë takimit të radhës,i cili pritet të zhvillohet kah fundi i muajit maj në Nju Jork.

Kryesia Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në fund bënë me dije se afati i dorëzimit të librave konkurues, përfundon me dt.15 mars 2010. Dhe, se autorët konkurentë, janë të lutur të nisin me postë nga një kopje të librit në adresat e anëtarëve të komisionit, të cilët janë:

Dalip Greca
2131 Wallace Ave. #504
Bronx, NY 10462

Ilir Seci
2047 Holland Ave, Ap. 1F
Bronx, NY, 10462

Pal Ndrecaj
2130 Williamsbridge Road, Ap 2F
Bronx, NY, 10461

/Bota Sot/