Liberalizimi i vizave shpopullon Luginën e Preshevës

Lideri i Unionit Demokratik Shqiptar, Rami Zylfiu është shprehur i shqetësuar me këtë largim masiv të familjeve shqiptare të Luginës drejt Evropës Perëndimore . “Largimet po marrin përmasa të shndërrimit në dukuri të shpërnguljes së familjeve shqiptare me pasoja të rënda për popullin shqiptar në këto treva”, ka thënë Zylfiu. Analistë vendorë, ndërkaq, këtë largim të shqiptarëve e vlerësojnë tejet të dëmshëm. Sipas tyre, këtij largimi po i kontribuojnë edhe agjencitë e ndryshme për “turistike”.
Kjo trevë në 10 vjetët e fundit është pakësuar për rreth 40 mijë banorë shqiptarë. Në regjistrimin e fundit aty kishte rreth 70 mijë banorë shqiptarë, që do të thotë se ky rajon tashmë rrezikohet të shpopullohet nga shqiptarët. Largimi i tyre për në shtetet e Evropës kryesisht bëhet për shkak të “krizës’ që ka ky rajon, pasigurisë individuale e kolektive, ndjekjes nga regjimi i Beogradit të pjesëmarrësve të luftërave të fundit, frikës së shpërthimit të ndonjë konflikti të ri, papunësisë së madhe, varfërisë, joperspektivës për të rinjtë dhe për shkaqe tjera. /Koha Ditore/

KOMENTOJE