Tërmeti 8.8 ballë që tronditi Kilin, alarm për tsunami

Vazhdon te rendohet bilanci i viktimave nga termeti 8.8 grade i shkalles Rihter qe goditi Kilin diten e shtune.
Presidentja e vendit Michelle Bechelet njoftoi zyrtarisht se numri i viktimave i deritanishem ka arritur ne 708. Me tej presidentja e cilesoi katastrofen te paimagjinueshme per vendin dhe se gjendja e emergjences ne zonat e prekura prej termetit do te vazhdoje edhe per disa dite.
Nderkaq ekspertet, vec humbjeve ne njerez dhe demeve materiale te konsiderueshme, parashikojne dite te veshtira per ekonomine kiliane. Sipas nje studimi te nje instituti amerikan kostoja financiare kalon 10 perqindeshin e prodhimit vendas, cka do te sjelle edhe nje zhvleresim te monedhes vendase ne perpjekjet per rimekembjen e vendit. /Top-Channel/