Një grup hakerësh kosovarë, kanë sulmuar faqen e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, www.boristadic.org, si shenjë hakmarrje ndaj sulmit të së hënës ndaj faqes zyrtare të presidentit të Republikës së Kosovës nga disa hekerë serbë.
“Pasi që hakerët serbë kane sulmuar web-faqen e presidentit tonë, na ka ardhur shumë rëndë kjo, dhe për këtë arsye ne si hakerë shqiptarë ua kemi kthyer këtë gjë duke hakeruar web-faqen zyrtare të presidentit serb Boris Tadic”, thuhet në e-mailin e dërguar në redaksi nga ky grup i hakerësh kosovarë.
Ky grup po ashtu pretendon se ka depërtuar deri te ueb-faqet e ministrive të tjera serbe, si dhe pohojnë se kanë në zotërim domainat serbë të bankave etj. /Telegrafi/