Malesia.Org – Kush është Suzana ? më thuaj diçka për vehtën nga vjen dhe ke ndonjë hobi?
Suzana: Suzana është një vajzë shumë e thjeshtë me shumë ëndrra. Dhe hobi im është Arti.
Malesia.Org – Sa vjeçare jeni?
Suzana: Jam 17 vjeç.
Malesia.Org – Me qënë se ju jeni fituasja e vendit të parë në “Miss Malesia 2009” si u ndjeve kur e more vëndin e parë, dhe çfarë përshtypjesh paraqet për ty titulli i vajzës më të bukur në Malësi për vitin 2009?
Suzana: U ndjeva vertetë mirë,sigurisht me shumë emocione të papërshkruashme. Më ka lënë përshtypje të mira.
Malesia.Org – Cilat janë planet tuaja për të ardhmën?
Suzana: Nuk kam dëshirë të bëj plane sepse planet në jetën time nuk funksionojnë,i lë gjërat të shkojnë ashtu si Zoti don.
Malesia.Org – Ke ndërmënd që të konkurosh edhe në ndonjë vënd për Miss?
Suzana: Sigurisht në qoftë se do t’më jepet mundësija.
Malesia.Org – A ka ndryshua ndonjë gjë e rëndësishme nga jeta jote qysh se je titullua Miss Malesia?
Suzana: Pak gjëra kanë ndryshuar, por asnjë gjë e rëndësishme.
Malesia.Org – Sikur do të duhej që ta ndashe një përson i cili të bën të lumtur kush do ishte :)?
Suzana: Personi nuk e di por personat-prindërit e mi 🙂
Malesia.Org – A egziston ndonjë djalë i cili në zëmren e bukuroshes sonë ruan ndonjë vënd ?
Suzana: Po sigurisht që ekziston.
Malesia.Org – A planifikon që të merresh përseri me konkurime për Miss apo karier tjetër modelimi?
Suzana: Ndoshta me konkurime për Miss.
Malesia.Org – A ke ndonjë idol në botën e modës, nëse po si quhet?
Suzana: Po ka shumë dhe janë: Adriana Lima, Tika Ivezaj, Haidi Clume etj.
Malesia.Org – Ju keni marrë pjesë në Kalendarin 2010 të firmës së mirënjohur nga Malësia Castellana.co çfarë përshtypjesh të ka lënë ty puna për kalendarin 2010 të Castellana?
Suzana: Shumë përshtypje të mira. Ka qenë me të vertetë një kënaqësi të punoj me Castellana.
Malesia.Org – Në cilin vit të shkollimit jeni ? Sa i kushtoni rëndësi shkollimit tuaj?
Suzana: Jam në vitin e 3 të gjimnazit. I kushtoj rëndësi, por ndoshta jo aq sa duhet :).
Malesia.Org – Si e kalon kohën e lirë?
Suzana: Kohën e lirë e kaloj duke ndëgjuar muzikë,dhe duke shikuar filma.
Malesia.Org – Zonjusha Devukaj ju faleminderit për kohën që na kushtuat duke ju dëshiruar suksese në të ardhmën në cilindo plan të jetës tënde.
Suzana: Shum faleminderit, ishte një kënaqësi.
Intervistoi: Albert Camaj – Malesia.Org